Si të largoni rrethet e errëta nën sy
Këshilla praktike për ato femra që kanë problem me rrethet e errëta nën sy.
Hapi i parë
Vendosni krem që paraprin fondacionin në ashtin orbitar të syve. Kjo do ta bëjë korrektorin të qëndrojë më mirë.
Hapi i dytë
Krijoni një V hollivudi, me ngjyrë të verdhë drejt ashtit të mollëzave e ngjyrë pjeshke poshtë secilit sy dhe përzini së bashku.
Hapi i tretë
Për më shumë shkëlqim, kufizoni vijën e poshtme të syrit me ngjyrë të bardhë dhe shpërndajeni atë me brushë
Hapi i katërt
Vëni maskara në qerpikë, lartë dhe poshtë, përdorni maskarën që të mbuloni gjurmët e vijës së bardhë që bëtë më herët.