Britania do të ndërtojë rrugë që karikojnë makinat elektrike në lëvizje

Makinat elektrike janë cilësuar si automjete teper efektive, produktive dhe inovatore megjithatë ato nuk po përhapen me ritme të shpejta në treg.

Një nga arsyet kryesore për këtë ka të bëjë kohëzgjatjen e baterisë së makinave të tilla.

Por tanimë një ide inovatore mund ti japë një shtysë të madhe përhapjes së makinave elektrike duke i dhënë një zgjidhje problemit madhor.

Javën që kaloi Highways England prezantoi një skemë të re ndërtimi të rrugëve në sajë të të cilës makinat elektrike do të përfitojë shumë.

Bëhet fjalë për ndërtimin e disa korsive të veçanta të cilat do të jenë të afta të karikojnë makinat elektrike ndërkohë që ato janë në lëvizje.

Kjo do të bëhet e mundur në sajë të teknologjisë wireless dhe komponentëve të veçantë të vendosur në automjet.

Nga ana tjetër nën sipërfaqen e korsisë do të jenë të vendosur kabllo elektrik që do të gjenerojnë fushën magnetike.

Energjia e prodhuar do të kapet nga automjeti dhe do të shëndrrohet në fuqi që bën të mundur lëvizjen e makinës.

Ky projekt pritet të testohet vitin që vjen. Ministri i Transportit në Mbretërinë e Bashkuar e mbështet plotësisht këtë ide. Sipas tij qeveria duhet të jetë gjithmonë në një hap me evoluimin e teknologjisë.

Ai shtoi se ky projekt do të ofrojë mundësi të reja për bizneset që transportojnë njerëz dhe mallra.

Por kjo nuk është hera e parë që qeveritë mundohen të implementojnë diçka të tillë. Në Korenë e Jugut autobuzët elektrikë të transportit karikohen përmes kabllove elektrike të vendosura nën rrugë.

Të shohim a do t’ja dalë dhe Mbretëria e Bashkuar të realizojë të njëjtën gjë. Si mendoni se do të përballojë ajo kostot e këtij projekti? (PC World Albanian)

Lajme të ngjashme

Back to top button