Përzërja e investitorëve nga kosova dhe heshtja e qytetarëve

Të gjithë jemi dëshmitar se si po largohen investitorët nga Kosova duke mos u krijuar kushte të favorshme investitorëve të huaj Qeveria e Kosovës dhe jemi dëshmitar që kjo Qeveri dhe ato Qeveri paraprake nuk dëshironin të pranojnë investitor që investojnë në Kosovë nga shtetet me ekonomi të fuqishme dhe që njihen për rend dhe ligj. Në anën tjetër pushtetarët tanë ju kërkonin edhe haraç por këta investitorë nuk dëshironin të investonin me një shtet të pasigurt ku korrupsioni dhe krimi shihen hapur gjithandej ku nuk ka gjyqësor të pavarur dhe mungon infrastrukturë përcjellëse dhe shkuan te fqinjët tanë duke investuar miliona duke forcuar dhe zhvilluar shtetin dhe duke punësuar me mija qytetar dhe duke u afruar me afër Evropës.

Kurse pushtetarët tanë po e drejtojnë Kosovën nga lindja duke e varfëruar, korruptuar dhe kriminalizuar edhe më shumë, dhe jemi dëshmitar së këto shtete të lindjes ëndërrojnë të integrohen në BE, kurse shteti jonë po heq dorë nga BE-ja, duke na drejtuar nga lindja me investime që nuk kemi nevojë dhe nuk po na rregullojnë shtetin as me zhvillim dhe as punësim veçse po na krijojnë telashe përçarje vëllazërore. Kurse në anën tjetër shumica e investitorëve në Kosovë të ndërmarrjeve me të fuqishme mbrapa tyre qëndrojnë turq sepse turqit vinë nga një shtet që nuk njihen për rend dhe ligj nëse e krahasojmë me shtete e BE-së, ku është edhe burimi i konceptit të demokracisë, kurse turqit janë të përshtatshëm për pushtetarët tanë për korrupsion dhe krim të organizuar duke e rrit ndikimin në Kosovë.

Biznesin gjerman që e përzuri Kosova po bën mrekulli në Serbi e Maqedoni 21 Gusht 2014 – sipas të dhënave të Odës Ekonomike që ka dërguar një njoftim për opinionin dhe media, me anë të të cilit thotë se shqiptarët duhet të mësojnë nga Maqedonia, eksportet e së cilës janë më të mëdha se të Shqipërisë dhe Kosovës së bashku. Kosova të mësojë edhe nga Maqedonia se si të motivojë investitorët e huaj, e në veçanti ata evropianë dhe të rritë eksportet. Kështu porositë Oda Ekonomike e Kosovës. “Deri sa në Kosovë humbet kohë në kërkim të arsyeve për dështim, të tjerët gjejnë rrugë për të arritur synimet e zhvillimit ekonomik.

Duhet të mësojmë nga të tjerët dhe përvojat e të tjerëve në këtë drejtim, kurse qasja e Maqedonisë në këtë drejtim duhet të analizohet mirë nga të gjithë ne”, thuhet në njoftim. Fqinji jugor i Kosovës nga janari deri në maj të këtij viti ka eksportuar mallra në vlerë 1.45 miliardë euro, ndërkohë që Shqipëria ka realizuar vetëm 770.118 milionë dhe Kosova 113.864 milionë euro eksport. “Vetëm nga zonat industriale në lindje të Shkupit, eksporti i kalon 550 milionë euro në periudhën janar – maj 2014, dhe është dy herë më i lartë se sa eksporti gjatë së njëjtës periudhë të vitit 2013.

Në këto dy zona, që nga viti 2009 është duke prodhuar edhe prodhuesi gjerman i pajisjeve elektronike për vetura, Draexlmaier Automotive Eletronics, i cili në verën e vitit 2008 pati tentuar të instalohet në zonën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku parashihej të punësonte menjëherë 100 e më pas edhe 500 punëtorë”.

Por pas përpjekjeve tremuajshe në këtë drejtim prodhuesi gjerman hoqi dorë dhe u orientua nga Maqedonia, transmeton lajmi. Në qershor të këtij viti, pronarët e Draexlmaier Automotive Eletronics shpallën njoftimin për hapjen e linjës së dytë të prodhimit këtë vit, e për të rritur numrin e të punësuarve nga 4,300 sish në 4,900 deri në fund të vitit, me paga mesatare të vendit. E njëjta ndërmarrje gjermane tashmë ka edhe dy linja prodhimi në Serbi, sepse edhe atje, sikur edhe në Maqedoni, ka gjetur gjuhë të përbashkët dhe interes për të prodhuar”.

Shkruan: Hysni Gashi – Studiues i Çështjeve të Sigurisë në Kosovë

Lajme të ngjashme

Back to top button