Një thikë pas shpine USHT

Në momentin kur disa Senatorë filluan ta qëllojnë Jul Qesarin me thika në mes të Senatit Romak, në mesin e vrasësve të tij ai e vërejti edhe bashkëpuntorin e tij më të ngushtë Mark Juni Brutusin. Në momentin që rrëzohej në tokë, derisa ishte duke dhënë shpirt tha:  edhe ti biri  im Brut, Senatorët  Romak , vendosën ta vrasin Jul Qesarin, me arsyetim se ai po e merr  të gjithë pushtetin në duart e veta dhe se demokracinë romake do ta shndërrojë në diktaturë. Pas vrasjes së Jul Qesarit, jo që nuk u zhvillua demokracia por, shpërtheu një luftë e paparë qytetare, e cila sa nuk e shkatërroi perandorinë romake.

Në kohën kur në vend kemi pesë universitete në gjuhën  shqipe, dhe kur cilësia  e tyre lë për të dëshiruar, paraqitet ideja për ta themeluar një universitet të gjashtë. Në qendër të sulmit është USHT dhe Universiteti i Europës Juglindore. Këtë ide nuk vonuan ta përkrahin kuadro dhe politikanë nga Kosova dhe nga Shqipëria. E diktuan këta materialistë se po mbillet një livadh i ri për të kullotur dhe nuk vonuan ta rezervojnë hisen e tyre me deklarata përkrahëse. Këtyre jaranëve të pites , nuk u ha palla aspak se, për  universitetin e ri. Sa miza ka nuk bëjnë mjaltë të gjitha (fjalë e urtë popullore). Tagjia për universitetin e ri do të meret nga USHT dhe Nga Universiteti i Europës Juglindore. Me siguri që diktatorthi i jonë-Gruja,  bashkë me satelitët e vetë do ta përkrahin këtë ide. Do ta përkrahë, pasi  është duke u diskutuar edhe vendodhja e këti universiteti, që do të jetë te kazermat e ushtrisë në Shkup.

Ndarjen dhe shtimin e universiteteve ku ligjërohet shqip, do ta kisha krahasuar me krijimin e partive politike. A u shtua vallë kultura politike, rrezultatet politike dhe mirëqënia e shqiptarëve pas krijimit të partisë të dytë, të partisë të tretë, të katërtë… Nuk eci përpara asgjë, prveçse u shamë, u përçamë dhe u bëmë për faqe të zezë. Kjo që Gruja po na shetit pa ushkur nëpër oboret tona është rezultat i ndarjeve dhe i përçarjeve entrashqiptare. Nuk jam kundër pluralizmit, por jam kundër fragmentarizimit të forcës sonë. Gjendjen nëpër universitetet e dimë të gjithë. Vetë fakti që jemi të ranguar nga numri 9000 flet shumë.

Në vend që të dalë një forcë intelektuale, e cila do të punonte për  të rritur cilësinë e universiteteve tonë, po na paraqitet një ide për ta dobësuar atë edhe më shumë. Ja edhe arsyeja. Universiteti i ri do të punonte sipas ligjeve të ekonomisë të tregut. Ekonomia e tregut ka vetëm një rregull, dhe ka rregul është: shit sa më lirë, që të fitosh më shumë. Kjo e përkëthyer shqip  vjen: le të kalojnë studentët sa më lehtë, që të ketë qarkullim sa më të madh, dhe natyrisht me qarkullimin fjen edhe fitimi. Prej ku do të ushqehet ky universitet. Numri i të interesuarve për të studijuar është duke rënë në mënyrë rapide. Universiteti i ri do të marrë hisen e universiteteve ekzistues. Universitetet ekzistues që të ruajnë gjendjen e vetë materiale me siguri që do ta ulin cilësinë dhe pagesën, me të vetmin qëllim, të mos kenë rrjedhje të të interesuarve. Si rrjedhojë e gjithë kësaj katrahure do të shtohet kunkurenca e moskualitetit.

Nga do të furnizohet me kuadro universiteti i ri, natyrshëm është që do të furnizohet nga universitetet ekzistues. Ligjruesit më të mirë, të cilët i plotësojnë të gjitha kushtet për të ligjëruar do të shkojnë në universitetet e ri, i cili i përkrahur nga qeveria do të ofrojë kushte më të mira. Për ta finansuar universitetin e ri Gruja nuk do t’ia shkurtojë finansat as universitetit të Shtipit, as të Manastirit  dhe as ati të Shkupit. Diktatori Gruevski nuk do ti shtojë finansat për universitetin e ri, por do të heqë nga hiseja e universiteteve shqiptar që janë duke funksionuar.

Në rast se universiteti i ri themelohet për tu gjetur punë disa kuadrove dhe çapkëneve, të cilët po rrëshqasin jashtë piramidave partiake, do të kisha propozuar ata të vazhdojnë të rijnë aty ku janë, kurse populli shqiptar të formojë një fond,  nga i cili atare do t’ua kishte paguar rrogat sikur të punonin në universitet. Lë të më tregojnë këta nismëtarë, cilat janë të mirat që ia kanë bërë pëpullit shqiptar, që tu besojmë për të ,,mirën” e rradhës. Satelitëve akademik nga Kosova dhe Shqipëria do tu kisha thënë: aman mos na  ndihmoni se na morët në qafë. Vetëm në një universitet ku dekanë ishin katër ish ministra të Shqipërisë ishin diplomuar mbi 40 deputetë të kuvendit të Shqipërisë, pa qenë asnjë ditë në ligjrara  (kjo deklaratë është dhënë në Kuvendin e Shqipërisë në vitin 2013).

Nisma për një universitet të ri, I cili është një atentat kundër USHT dhe UEJT, po paraqitet në momentin kur USHT përparon për 2000 vende në rangimin  e universiteteve botërorë, në momentin kur USHT dhe Universiteti I Europës Juglindore po ekipohet dhe po lirohet nga prangat e partive politike.

Ata që ia duan të mirën arsimit shqip, le të mos e shkatërrojnë këtë shtëpi të dëmtuar nga shumë faktorë. Ne nuk kemi material (as biologjik e as finansiar) për të ndërtuar një shtëpi të re. Te shtëpitë e vjetra , themelet i kemi të shëndoshë, pasi  në vend të gërqeles llaçi I USHT është bërë me gjak. Për meremetimin e shtëpisë se vjetër në kemi ustallarë të mire. Duhet bërë vetëm një punë. Të hiqen nga posti ustallarët e këqij që të dalin në dritë ustallarët e mire. Ne kemi arkitektë të mire.

Dikur, në fillim të viteve të nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, pas ndërrimit të sistemit,  u dëshpërova shumë kur kuptova që, pothuajse të gjithë anëtarët e Filharmonisë së Shqipërisë kanë ikur nga Shqipëria. Pothuajse të gjithë kishin shkuar në Greqi, ishin punësuar  e kishin forcuar dhe e kishin ngritur nga vari Filharmoninë e Greqisë. Ashtu I dëshpëruar , i fola për këtë çështje mikut tim të ndjerë z. Sabri Godo. Ai u qesh dhe më tha: mos u dëshpëro, që të ripërtrihet mali, duhet të hiqen drunjtë e kalbur, të shtrembër dhe ato që ua zënë diellin filizëve të rij. Nga USHT duhet të hiqen kërcunjtë e thatë në krye me Prodekanin për financa, i cili nuki e din si i thonë bukës shqip. Të hiqen të gjithë ata kërcellë të kalbur (të gjithë ata që shkruajnë nota në bazë të listave të hartuara nëpër degët e partive,të gjithë ata që e shkruajnë notën në bazë të kërkesës së studentit dhe të gjithë ata që e nxjerin notën nga xhepi i studentit).

USHT i duhet një vetëpastrim (deratizim-zhdukja e minjve dhe desinsektim , zhdukja e insekteve dhe e parazitëve të gjithë llojeve). Secili kuadër le ta gjejë vendin e vetë. Kuadrot të maten me punime shkencor, jo me titujt, pasi në Novo Tërnovo dhe diku tjetër, i mer të gjithë titujt pa të hyrë ferrë në këmbë. Le ti mundësohet USHT dhe Universitetit të Europës Juglindore liria e plotë e veptimit akademik. Partitë politike le ti largojnë duart  nga universitetet, pasi kuadrot e liruar nga prangat e partive do ta vënë në veprim sistemin e vlerave dhe selektimin pozitiv dhe progresiv të kuadrove.

Shpresoj që nisma për një universitet të ri, do të ndihmojë në konsolidimin e USHT dhe UEJ. Do të gjejnë force të homogjenizohen në dobi të progresit. Le të jetë ky një rast për  ta forcuar bashkëpunimin ndërmjet vedi, dhe përti larguar ushujzat dhe pykat,  të cilët për momentin janë vënë në veprim dhe në shërbim të Grujos për ti fragmentarizuar dhe defaktorizuar këto institucione. Barën dhe përgjegjësinë kryesore e kanë vetë kuadrot, organet dhe studentët e USHT dhe UEJL.

Zoti u jep ushqim zogjve, por nuk ua hedh në folenë e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button