Nuk ka lajm pa elementet e nevojshme

[Recension:  BDI fushatë me rastin e masakrës në Luboten, Neziri: Jam i gatshëm të përkrah banorët e këtij vendi]

Lajmi duhet që në përbërjen e tij të ketë elementet dhe informacionet e nevojshme. Gjithashtu struktura e tij duhet të thurret në atë mënyrë që të jetë i kuptueshëm. Lajmi që po recensojmë është i pakuptueshëm dhe tendencioz. Publiku nuk informohet mjaftueshëm. Kjo e bën lajmin jo profesional.

Linku deri te artikulli origjinal: Recension: BDI fushatë me rastin e masakrës në Luboten, Neziri: Jam i gatshëm të përkrah banorët e këtij vendi

Data dhe koha e publikimit: 12.08.2015

Data e recensionit: 13.08.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Autori lajmin e ka nisur inforamcionin me vizitën e Ministrit të Ekonomisë Bekim Neziri në fshatin Luboten. Menjëherë pas këtij rreshti, kalon në pjesën ku ka shprehur qëndrimin personal përmes komenteve.

BDI fushatë me rastin e masakrës në Luboten fullscreenBDI këto raste i shfrytëzon për fushatë politike, duke deklaruar se janë të gatshëm të mbrojnë qytetarët e këtij vendi, kurse nga ana tjetër nuk mbrojnë shqiptarët të cilët rrihen në rrugët e Shkupit duke i lënë autorët e këtij brutaliteti pa i ndjekur penalisht.

Me komentin e mësipërm, autori hap çështje tjetër në lajm duke bërë kështu që lexuesit t’i vështirësohet kuptimi i lajmit. Çështjet që tenton të ngrejë teksti janë legjitime, por ato duhen mbështetur në burime e jo në konstatime dhe akuza të cilat i bën gazetari.

Titulli që gjithashtu mund të konsiderohet tendencioz, nuk mbështetet më pas me fakte dhe argumente në tekst. Lajmi në tërësi i lënë i tillë nuk përmbush elementet e nevojshëm për të informuar publikun por mbetet si një tekst me opinione dhe qëndrime të gazetarit, çka nuk përputhet me standardet profesionale. Gazetari me të drejtë ngre çështje dhe dilema, sa do delikate të jenë, por tekstet i boton pasi i mbështet në burime dhe sipas një strukture për një lajm.

Lajme të ngjashme

Back to top button