Moti sot në Maqedoni

­ Moti në pjesën më të madhe të vendit do të jetë me diell me erë të dobët deri në mesatare verilindore. Në pjesët veriore dhe në male pasdite do të jetë moti me vranësira mesatare lokale.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 10 deri në 17 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 27 deri në 34 gradë Celsius. Në Shkup mot i ngjashëm, me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët veriore.

Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 14 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 32 gradë Celsius. Mot stabil do të jetë edhe të mërkurën, por të enjten për shkak të depërtimit të ajrit më të ftohtë nga veriu, temperatura do të jenë në ulje, ndërsa në orët e pasdites do të ketë shi lokal me bubullima të rralla.

Lajme të ngjashme

Back to top button