Patrulla e detare e Kroacisë shpëton 350 emigrant të paligjshëm

Patrulla detare e Kroacisë, mbrëmë në orët e vona në det në afërsi të rajonit të Kalabrisë, në Italinë Jugore, ka shpëtuar 350 emigrantë të paligjshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencive italiane të lajmeve, është gjetur trup i një pasagjeri që humbi jetën gjatë rrugës për në destinacionin e tij. Në anën tjetër, bëhet e ditur se edhe marina italiane dy ditë më parë kishte shpëtuan 312 emigrantë, por numri i të vdekurve për shkak të mungesës së ajrit në brendësi të anijes u rrit në 49. Emigrantët e shpëtuar në portin Catania, në lindje të ishullit të Sicilisë, do ti sjellë anija norvegjeze.

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Paolo Gentiloni për gazetën italiane “La Stampa”, tha se këtë vit numri i emigrantëve që kanë ardhur në Itali thyen të gjitha rekordet. “Gjithashtu, është arritur rekord edhe në numrin e emigrantëve të shpëtuar. Por, për fat të keq, pa marrë parasysh se sa shumë përpiqemi, ne nuk mund të parandalojmë këto tragjedi”, tha Gentiloni.

Ai shprehu shqetësim të madh mbi ekzistencën e organizatës terroriste DAESH në qytetin Sirte, në veri të Libisë. Ministri bëri thirrje që më shumë të punohet për këto çështje, përndryshe ky vend do të bëhet një Somali e re. Ai propozoi që edhe Libia të bashkëngjitet me forcat e koalicionit në luftën kundër DAESH.

Lajme të ngjashme

Back to top button