Recension: FOTO: Në bar nate në Tetovë kapen 10 shtetase të huaja

ФОТО-Во-ноќен-бар-во-Тетово-фатени-10-странски-државјанки-Е-Вести-crop-resize

[Recension: FOTO: Në bar nate në Tetovë kapen 10 shtetase të huaja]

Teksti që është subjekt i këtij recensioni është propozim i një lexuesi tonë, i cili pyetet se a janë “shtetaset e huaja” sinonim për kriminele, që duhet të kapen. “Nëse janë viktima të tregtisë me njerëz, si u ndihmohet atyre me atë që publikohen fotografitë e tyre dhe parashtrohet pyetja se kush ua ka dhënë ato portalit?” – pyet lexuesi ynë.

ФОТО-Во-ноќен-бар-во-Тетово-фатени-10-странски-државјанки-Е-Вести-coverLinku deri te artikulli origjinal: FOTO: Në bar nate në Tetovë kapen 10 shtetase të huaja

Data dhe koha e publikimit: 14.07.2015

Data e recensionit: 13.08.2015

Recensues: Аna Anastasovska

Ajo që ia “vret sytë” lexuesit tno, e me siguri edhe shumë të tjerëve është titulli: “Në bar nate në Tetovë kapen 10 shtetase të huaja”. Fakt është se vajzat punojnë punë ilegale, mirëpo fakt është edhe se ato zakonisht janë viktima të tregtisë me njerëz. Prandaj, ato duhet të mbrohen, e jo të plasohen në media si kriminele të mëdha. Ndoshta më mirë do të ishte sikur në titull do të potencohej se në një bar nate në Tetovë janë kapur njerëzit që i kanë keqpërdorur këto vajza dhe “i kanë shitur” që të përfitojnë.

Pastaj, kontestuese është edhe ajo se në titull potencohen “shtetaset e huaja” dhe kjo është një lloj sinonimi për prostitucion. A nuk ka shtetaset tona që merren me prostitucion ose që janë viktima të tregtisë me njerëz? Mu kjo shihet edhe në tekst.

Prej tyre nëntë janë nga Republika e Serbisë: J.S.(27), М.М.(23), K.S.(28), Ј.Т.(21), М.А.(23), S.М.(30), S.М.(27), Т.Т.(25), А.S.(23), S.G.(20) është nga Republika e Shqipërisë dhe tre shtetase të Republikës së Maqedonisë, V.М.(36), N.K.(32) dhe G.М.(37).

Domethënë në mesin e vajzave ka pasur edhe shtetase të Maqedonisë. Lexuesi ynë, poashtu, ka të drejtë kur thotë se nuk është në rregull të publikohen fotografi të vajzave, veçanërisht pasi nuk është theksuar burimi i fotografive. Prandaj, nuk mund të thuhet se a janë vajzat që gjenden në fotografi mu ato që janë arrestuar. Nëse janë ato, nuk është etike që të publikohen fotografi prej të cilave eventualisht do të mund të zbulohej identiteti i tyre (madje edhe me fytyra të turbullta dhe të kthyera nga ana tjetër), veçanërisht për shkak se ato vajza janë viktima, e jo kriminele.

Në tekst nuk është theksuar asnjë burim i informatave. Teksti i shkruar i ngjan raportit policor, mirëpo megjithatë autori nuk e ka shkruar atë, dhe për këtë arsye nuk mund të konstatohet vërtetësia e pohimeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button