Një spanjolle gjobitet 800 euro pasi fotografoi makinën policore në vend të gabuar
Një grua nga Spanja jugore është urdhëruar të paguajë gjobë prej 800 euro sepse e kishte fotografuar veturën e policisë të parkuar në vend për handikapë. Atë e gjobitën pasi që u miratua një ligj i ri në Spanjë i cili i mbron policët nga “fotografi të paautorizuara të policëve”, transmeton RT.
Gruaja u gjobit pasi që e postoi foton në Facebook-un e saj me titull “Parkoni ku të keni qejf dhe mos u brengosni për gjoba”.
Ligji i ri i cili u miratua më 1 korrik gjithashtu ndalon protesta afër Parlamentit të shtetit, dhe nëse kjo ndodh parashikohen gjoba deri më 600,000 euro.
Ky ligj kundërshtohet nga popullata spanjolle dhe e konsiderojnë si një zgjerim i autoritet spanjoll në kufizimin e lirisë së shprehjes.