Moti sot në Maqedoni

Në Maqedoni sot do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil, në vende vende me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima, posaçërisht paradite në pjesët lindore.

Do të fryjë erë e kohëpaskohëshme mesatare e përforcuar jugperëndimore, posaçërisht në pjesët perëndimore ku në momente do të arrijë shpejtësi rreth 70 kilometra në orë.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 16 deri në 23 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës prej 25 deri në 34 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë shtatë.

Në Shkup paradite moti do të jetë me vranësira mestare dhe jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Gjatë ditës moti gradualisht do të stabilizohet. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugperëndimor, e cila do ta ndryshojë drejtimin në veri. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 20 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 32 gradë Celsius.

Lajme të ngjashme

Back to top button