Gruaja e mbytur me lidhëse rrobash, mbrojti djalin 8 vjeçar nga dhuna e të atit (Video)

35 vjeçarja, nënë e tre fëmijëve nuk lejoi bashkëshortin të ushtronte dhunë ndaj djalit 8 vjeç, për pasojë u bë vet viktimë e 38 vjeçarit të dhunshëm.

Detaji jepet nga burime të organit hetimor, të cilët zbulojnë se autori i krimit të ndodhur më 15 gusht 2015, në Proptisht të Mokrës, Zamir Çekani ishte person problematik, dhe jo pak herë gruaja kishte tentuar të largohej bashkë më fëmijët. Por e detyruar nga kushtet ekonomike të familjarëve të saj, është detyruar të rikthehej pranë bashkëshortit të dhunshëm, raporton oranews.

Por çfarë ndodhi pasditen e së shtunës?

Viktima Lirie Çekani ka qenë në oborrin e shtëpisë kur ka parë të vijë bashkëshorti, i cili në gjendje të dehur ka nisur të godasë djalin 8 vjeç. Nëna nuk ka duruar dhe ka ndërhyrë për ta mbrojtur të birin. Në atë moment burri ka marrë një lidhëse rrobash që e ka gjetur të hedhur në oborr dhe në inat e sipër ia ka lidhur gruas në fyt.

Më pas e ka tërhequr gruan zvarrë brenda në banesë, ka marrë thikën e bukës dhe e ka goditur disa herë në parakrah. Sipas policisë, fatale për 35 vjeçare ka qenë lidhësja e teshave në fyt, që i kanë shkaktuar asfiksi e për pasojw vdekjen.

Burri që në komisariat është lutur për mëshirë, nuk ka marrë parasysh britmat e tre fëmijëve, të cilët i luteshin të atit të ndihmonte nënën që po jepte shpirt.

Sipas policisë, prej pothuajse një muaji çifti kishte mosmarrëveshje të përsëritura, të nxitura nga kushtet e vështira ekonomike.

Sipas policisë, gruaja ka humbur jetën për shkak të mbytjes pa mundur që të dërgohet për ndihmë mjekësore në spital.

Policia ka vënë në pranga 38 vjeçarin Zamir Çekani, i cili e ka pritur i qetë në banesë policinë, pranë gruas së vrarë të cilën e kishte shtrirë të pajetë në shtrat.

38 vjeçari njihej në fshatin e thellë të Pogradecit, si person i dhunshëm edhe me fëmijët, apo nënën e tij të moshuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button