‘Celula’, policia arreston edhe një person
![Arrestim](https://i2.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2015/02/apsenjenje1.jpg?fit=540%2C300&ssl=1)
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka arrestuar edhe një të dyshuar në aksionin “Celula”, në të cilin janë arrestuar disa persona të cilët dyshohet se kanë qenë në luftë në Siri. I dyshuari është arrestuar gjatë mbrëmjes së djeshme.
Ndryshe në aksionin e zhvilluar ditë më parë janë arrestuar nëntë persona, ndërsa policia është duke kërkuar edhe 27 të tjerë, prej tyre 20 besohet se janë ende duke luftuar në Siri.