Qëndrimet personale të gazetarit nuk i interesojnë publikut

[Recension: Teuta nuk je në fushatë, je në fatkeqësi]

Komentet mbi një ngjarjeje nuk mund të quhen lajm. Edhe akuzat të cilat drejtohen përmes qëndrimeve personale, nuk guxojnë të rreshtohen në një vijë me informacionin. Lajmi që po recensojmë është joporfesional nga fakti se autori tenton që përmes komentimit të aktivitetit të kryetares së Tetovës, qëndrimet e tij t’i bëj lajm.  Lajmi nis me paragrafin: “Kryetarja e komunës së Tetovës e ka tepruar duke i dhënë vetës aq publicitet me rastin e vërshimeve sikur gjendet në fushatë elektorale e jo në fatkeqësi. Publikimi i fotografive të saj siç duket e zbeh prezencën e saj mes familjeve të dëmtuara nga vërshimet”, i cili lë përshtypjen se është i bazuar në bindje personale.

Teksti i referohet eksperteve të opinionin publik, por që autori asnjërin prej tyre nuk e ka cituar.

Ekspertët e opinionit publik paraqitjen e Teuta Arifit gjatë një javë në vendet ku vërshimet dëmtuan shtëpi, rrugë  e shohin më shumë si marketing politik se sa ngrohtësi familjeve që pësuan gjatë vërshimeve.

Teksi me të drejtë mund të ngrinte këto çështje, duke i adresuar pyetjet tek Komuna ose te ekspertë dhe vëzhgues të tjerë apo dhe vetë qytetarët. Madje me të drejtë mund të ngrejë edhe pyetje se çfarë është bërë për të parandaluar situata të tilla në të kaluarën, por interpretime personale shpesh dhe me cinizëm nuk lënë përshtypje se teksti është profesional.

Familjarët nuk duan buzëqeshje fallco, por ata një herë duan ndihmë e më pastaj përgjegjësi për atë që komuna nuk ka ndërmarrë me vite të tëra ku gjysma e dëmeve është nga mos kujdesja e institucioneve komunale dhe shtetërore.

Teuta nuk je në fushatë  je në fatkeqësi  FOTO    Tetova SotLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Teuta nuk je në fushatë, je në fatkeqësi

Data dhe koha e publikimit: 09.08.2015

Data e recensionit: 11.08.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Titulli nuk informon lexuesin por i adresohet Kreyetares së Komunsë duke shfaqur që në fillim tendenciozitet. Fotografitë e bashkangjitura në tekst janë të marra nga Zyra për mardhënie me publikun e Komunës së Tetovës, port ë përzgjedhura vetëm që të përputhen me titullin. Nuk ka asnjë reagim apo deklaratë nga Znj. Arifi, ose përfaqësues të komunës. Kështu të gjitha çështjet që mund të ngrihen me të drejtë, mbesin të njëanshme dhe teksti pa përmbushur parimet profesionale të përfshirjes të të gjitha palëve.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button