Reciprociteti me Serbin është farsë e delegacionit Kosovar

Nisja e dialogut me Serbinë, pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës ishte gabimi me i madh i palës kosovare dhe i lidershipit vendor që edhe me disa zëra të pakët kundër pothuajse të gjithë njëzëri e heshtën apo e miratuan platformën e bisedimeve. Megjithatë ishte një regres i thellë i palës kosovare dhe kontestimit të shtetësisë së saj duke e vënë në provë edhe vet ekzistencën normale të vet shtetit. Për që ishte një provë e madhe po shihet edhe në vet marrëveshjen e njohjes reciproke të targave kosovarë ku përveç shkeljes flagrante të të drejtave për lëvizje të lire është edhe nje kontestim i shtetësisë së saj dhe pranim i kushteve serbe brenda Kosovës. Tani po shihet qartë se përveç pranimit të “Zajednices” që ishte një gabim madhor i palës kosovare dhe të Gjykatës Speciale e cila dëmtoj rëndë imazhin e UÇK-së tani po na del se edhe reciprociteti qenka në favor të Serbisë. Ndonëse çdo herë nga mbas lufta lidershipi kosovar është ulur në bisedime me lidershipin serb çdo herë na është thëne se dolëm fitimtar dhe e kemi mundur Serbinë fituam dhe në fakt ne bëmë kompromise me vendin. Në kohën kur pranuam fusnotën na u tha se Serbia e njohu Kosovën dhe ajo do te shkrihet si floska bores në pranverë, por na doli aq e ngrire sa nuk u shkriu dot. Realiteti po flet se bisedimet me Serbinë vetëm sa e ndihmuan atë të integrohej në BE ndërsa ne endë mbesim ende pa liberalizim vizash . Serbia është duke fituar betejën siç thoshte krye kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviqi se:” luftën e humbëm se nuk mundem të luftojmë me gjithë boten por betejën nuk do ta humbim kurrë nuk do te heqim dorë nga Kosova”.Dhe vërtet realiteti po e dëshmon thënien e kryekasapit të Ballkanit se janë duke fituar betejën. – Serbia fitoj decentralizim të komunave me shumice serbe dhe nuk është e kënaqur me decentralizimin por është duke kërkuar “ZAJEDNICEN” gjë që nëse dëmton funksionimin e shtetit u krijuar një Bosnje të dyte dhe me të cilën Qeveria e Kosovës tanimë është pajtuar; – Serbia fitoj liberalizimin, lëvizjen e lire në Evropë dhe me gjer si shkak i gjoja pajtimit më Kosovën; – Serbia ende e konsideron Kosovën pjesë të saj, ndërsa UNMIK-u dhe rezoluta 1244 , mbetet ende në fuqi; – Serbia eksporton rreth 500 milion euro në vit në Kosovë mallra të tyre; – Serbia ende lëshon urdhër arreste për Çlirimtaret ndërkohë që bota po i pranon dhe po i arreston ata; – Serbia ende kontrollon një pjesë të madhe të territorit të Kosovës dhe nuk pyet liderët e vendit për vizitat e tyre këtu; – Serbia shkel të drejtat e shqiptarëve në luginën e Preshevës duke e shkelur rënë edhe reciprocitetin me shqiptaret ; – Serbia nuk u dënua për gjenocid, krime, tortura, dhunime dhe te zhdukurit qe akoma i mban peng ndërkohe që kontrollon edhe parlamentin e Republikës së Kosovës dhe Qeverinë përmes Listës Serbe dhe Marrëveshjen e Rreshkës . – Serbia po e themelon Gjykatën Speciale në Kosovë për ta dënuar viktimën dhe ta barazoj viktimën me Kriminelin etj etj. Kosova vazhdon t’i mbaj në qarkullim dy palë targa të veturave, ato me RKS dhe ato të vjetrat KS që kryesisht përdoren nëpër enklavat serbe. Në këto enklava nuk i pranojë targat e Republikës së Kosovës dhe madje disa prej tyre ende kane tabelat e kohës Millosheviq janë qe madje ato nuk ekzistojnë as në vetë serinë. Qysh në ditën e parë të zbatimit të Memorandumit të Mirëkuptimit për Njohjen e Reciproke të Sigurimeve të Automjeteve, të nënshkruar në Bruksel më 23 qershor 2015, kanë plasur debate të shumta rreth mënyrës së qarkullimit të veturave, por edhe në këtë mënyre dëmtohen rende qytetaret kosovarë ndërkaq mbushet arka e shtetit serb. Në këtë katrahurë të krijuar nuk mundem pa e thëne një thënie të Behgjet Pacollin në gjendje lufte në Kosovë që thoshte:”SUDBINA REGIONA JE URUKAMA BEOGRADA .KOSOVA NE MOZE BEZ SERBIA”! Dhe për gjithë këto favore për Serbin mbrapa qëndron lidershipi kosovar Serbia vendos Kosova i zbaton dhe kjo është fatkeqësia me e madhe..

Shkruan: Hysni Gashi – Studiues i Çështjeve të Sigurisë në Kosovë dhe ish-Pjesëtar i UÇK-së

Lajme të ngjashme

Back to top button