Kur nuk ka shtet, humanizmi shkon për… lesh!

Proceset e të ndihmuarit kanë rëndësi të veçantë në sjelljen pro-sociale, por realizimi i tyre është në ndikimin edhe të faktorëve të tjerë që lidhen me situatën apo elementet e përbashkëta të individëve. Të ndihmosh të tjerët nuk duhet të kesh patjetër një arsye. Ndjenja humane është instiktive që lidhet dhe me gjendjen emocionale të personit. Kur ia atribuojmë ndihmën një arsyeje të pakontrollueshme atëherë vërtetë  mund të themi se kemi ndihmuar.
Sjellja pro-sociale dhe vullneti për të ndihmuar të tjerët nuk  mungon në shoqërinë tonë.  Nganjëherë barra e rëndë e kohës, gjendja e rëndë ekonomike, rastet e shumta që kërkojnë ndihmë nuk i përballon dot as xhepi i qytetarëve.
Prandaj,është e pamundur të ecësh rrugëve të kryeqytetit,ose qoftë të hysh në rrjete sociale,e të mos rrëqethesh,”prekesh”, e nganjëherë më mirë të mbyllësh sy e veshë,kur sheh të sëmurë që kërkojnë ndihmë për shërim jashtë vendi.
 Dhimbja të shtohet edhe më shumë kur mendon,që jo të gjithë njerëzit kanë humanizëm në shpirtrat e tyre,jo të gjithë ndihmojnë pa ndonjë interes të caktuar,aq më shumë kur pret ndihmë, nga institucionet e shëndetësisë së Kosovës.
 Familjarët përveç dhimbjes për personin e sëmurë,ju dyfishohet vuajtja apo më mirë të themi  mbi supet tyre bartin shumë enigma që kërkojnë zgjidhje, madje urgjente si :
Ku ta dërgojnë të sëmurin, cili  do te jetë itinerari i dhembjes, apo shërimit
E ky itinerar  për shkak  të kostos financiare, herë mbetet në gjysmë, e  herë përfundon vetëm në sirtar,  si çështje   që do  të kihet parasysh  në ardhmen, kur të sëmurit  i kanë mbet  vetëm pak ditë  për jetë.
Ndonjëherë arsyet e prioriteteve  e formaliteteve , bëjnë digresione  të dhembshme.
E në popull, shpërndahet  lajmi, apo  top lajmi, ky apo  ai/ajo e sëmurë, ka nevojë urgjente  për në adresatë caktuar spitalore, e sa shumë bëhet sensacion mediatik qoftë në portale, apo edhe rrjete sociale. Tentativat  për të bërë  diçka humane, ndonëse nuk mungojnë, shpeshherë, ose nuk arrihet të mblidhen mjetet e nevojshme, ose ndonjë arsye tjetër, por që prapë çështja mbetët në pikën zero. Duke ditur gjendjen e njerëzve fat keq  të shumtën e rasteve , sikur peripecitë nuk kanë fund,vesh varfërisë ekonomike dhe  sëmundjet  akute e kancerogjene, që realisht po kapin shuma enorme  për shërim  duket  se i pllakosin të tilla familje.
 Në disa raste  ndahet ndonjë shumë simbolike prapë e pamjaftueshme,ka raste kur bëhen dallime në të sëmurë,nëse nuk ka ndonjë status të pushtetshëm  shoqërore, s’merren fare me ta, ka dhe raste të tilla kur ndonjë”analfabete e mjerë”,që ka zënë një vend ku e di me çfarë kushte aty ju shprehet qytetarëve për mungesë buxheti.
Të paktën në raste të tilla ndonjë përgjigje e njerëzishme  shëron më shumë se një sjellje indinjate.
 Si munden institucionet të qëndrojnë kaq indiferente. A nuk do të ishte më mirë që të gjitha mjetet që grumbullohen e ju dërgohen shteteve të huaja,të investohet në shëndetësinë  e vendit. Vetëm Maqedonia,sa afër nesh është e sa shumë përfiton nga kjo mangësi e jona.
Sikur institucionet të kishin qasje më serioze,të investohet në një shëndetësi më cilësore, familjarët dhe të sëmurët nuk do të malltretohen deri në atë masë,por të gjitha këto shërbime do të ofroheshin në vendin e vet. Jo kot thuhet të ndihmojmë të tjerët ta ndihmojmë vetveten!
Prandaj nga e tërë kjo nuk mund të mos citoj dhe vargjet e të madhit D.Agolli:S’gjen dhimbje më të madhe në ke pare, njerinë e ndershëm në mjerim e vaj, tek lutet i përulur, zemërvrarë ,dhe ndihmë e shpresë pret nga maskarai.

Lajme të ngjashme

Back to top button