Kolonat tri kilometra të gjata: Mbi dy orë pritje për të kaluar kufirin Kosovë-Serbi (Video)

Në kufirin në mes të Kosovës dhe Serbisë, në pikëkalimin kufitar Merdare, pritjet gjatë të mërkurës po zgjasnin më shumë se dy orë, ndërsa kolonat ishin të gjata mbi tre kilometra.

Në kolonë shiheshin mërgimtarë kosovarë që jetojnë dhe punojnë në vendet e Evropës Perëndimore. Ata po ktheheshin nga pushimet në Kosovë, shkruan Tribuna Channel.

Burim Mehmeti nga Vushtrria është ndër ata që kanë pritur më shumë se dy orë për të kaluar kufirin. Ai bashkë me familje ishin nisur për në Suedi.

Lajme të ngjashme

Back to top button