Interpretimet e deklaratave janë joprofesionale 

[Recension: PDSH-ja e kritikon Sadi Bexhetin se edhe ai është fajtor për Tetovën]

Gazetarët duhet ta respektojnë funksionin themelor të gazetarisë, që është informimi i drejtë, i saktë dhe i qartë. Në asnjë mënyrë interpretime apo lidhje jashtë konteksti të një ngjarje apo deklarate me diçka tjetër nuk përputhet me standardet e raportimit profesional.

PDSH ja e kritikon Sadi Bexhetin se edhe ai është fajtor për TetovënLinku deri te artikulli origjinal: PDSH-ja e kritikon Sadi Bexhetin se edhe ai është fajtor për Tetovën

Data dhe koha e publikimit: 07.08.2015

Data e recensionit: 10.08.2015

Recensent: Xhenis Sulimani

Teksti që po e recensojmë ka të bëjë me reagimin e PDSH-së për tragjedinë natyrore në Tetovë. Produkti gazetaresk nis me titullin: “PDSH-ja e kritikon Sadi Bexhetin se edhe ai është fajtor për Tetovën”. Titulli është në kundërshtim të plotë me përmbajtjen e reagimit nga Partia Demokratike Shqiptare. Për faktin se në konferencën për shtyp, PDSH ka adresuar kritika ndaj BDI-së dhe jo siç thuhet në titulli.

“PDSH në Maqedoni ka adresuar kritika ndaj partisë shqiptare në pushtet, BDI-së se mban përgjegjësi për përmbytjet e fundit në Tetovë dhe rrethinë. Sipas kësaj partie komuna e Tetovës duhet t’ju del në ndihmë qytetarëve e jo të kërkon ndihmë nga Qeveria.”

Gazetari në fund të tekstit, pasi ka përcjell reagimin e PDSH-së shton si sfondin edhe një tekst ku tregon se nga cila parti ishte kryetari i mëparshëm i komunës së Tetovës.

“Ndryshe kryetar komune në Tetovë plot 4 vite ishte kryetar komune profesori, Sadi Bexheti që ishte kuadër i PDSH-së i cili nuk realizoi asnjë projekt në dobi të qytetarëve të këtij vendbanimi.”

Kështu duke tentuar që ta mbështesë titullin tendencioz, gazetari bëhet i njëanshëm, duke i dhënë kahje tjetër reagimit të PDSH-së kundër BDI-së. Çorientimi i opinionit në këtë mënyrë nuk përputhet me standardet profesionale.
Me asnjë fakt dhe asnjë deklaratë teksti nuk mbështet titullin. Keqinformimi është krejtësisht i panevojshëm, sepse mbi të gjitha opinioni është  vetëdijshëm për situatat. Veprimet e tilla vetëm sa dëmtojnë medien dhe profesionin e gazetarisë nëpër gjithësi pa nevojë.

Lajme të ngjashme

Back to top button