Sulmohen dy polic në Ohër

Dje pa pasdite,  disa qytetarë të Ohrit kanë sulmuar dy policë me sëpata, pasi që  janë urdhëruar që të ulin muzikën që po dëgjonin me zë të lartë.

Incidenti ka ndodhur në rrugën “Dame Gruev” në Ohër, kur policët kishin shkuar pranë shtëpisë së një qytetari për të ndërhyrë dhe kërkuar uljen e muzikës.

SPB në Ohër ka theksuar se policët kishin pranuar ankesa dhe më pas urdhër për të intervenuar në këtë shtëpi për të ulur zërin e muzikës, pas ankesave të qytetarëve të tjerë.
Mirëpo, ata janë pritur ashpër nga familjarët e kësaj shtëpie, pasi që ata kishin refuzuar të ulin zërin e muzikës për shkak të një ahengu familjar. 

Siç njoftohet dy policët janë sulmuar me sëpata nga dy qytetarë në këtë aheng, me ç “rast kanë marrë lëndime të lehta trupore. Policia më pas ka arritur që të ndërhyjë në këtë rast, duke ndaluar qytetarët e dhunshëm. 

Lajme të ngjashme

Back to top button