Ja me cilën datë lansohen iPhone 6s dhe iPhone 7

Kompania Apple deri më tani ka pasur një orar të rregullt të lansimit të modeleve të reja, që është muaji shtator. Pothuajse çdo vit kemi parë lansimin e modeleve të reja të ndryshme si c ose s që janë lansuar gjithmonë në shtator.

Në shtatorin e vitit 2012 ne kemi parë lansimin e iPhone 5, i ndjekur me lansimin e iPhone 5s dhe 5c në shtator të vitit 2013, raporton “telegraph.co.uk”.

Celularët e rinj ka të ngjarë që të lansohen gjatë një fjalimit kryesor të shefit ekzekutiv të Apple, Tim Cook, i pasuar me fjalimet nga zëvendës presidenti i lartë marketingut, Phil Schiller dhe zëvendës presidenti i lartë i programeve të internetit dhe shërbimeve Eddy Cue, i cili ndihmoi në lansimin e iPhone 6 dhe 6 Plus vitin e kaluar.

iPhone 6 dhe 6 Plus janë lansuar më 9 shtator 2014, 5s dhe 5c më 10 shtator dhe iPhone 5 më 12 shtator, kurse java e dytë e shtatorit pritet të jetë lansimi zyrtar për iPhone 6s dhe iPhone 7.

Dy ngjarjet e fundit janë zhvilluar të martën, kurse për iPhone 5 ishte e mërkurë, kështu që më 8 ose 9 shtator do të bëhet lansimi. Sipas raporteve nga “telegraph.co.uk” lansimi do të bëhet më 9 shtator, në ditën e mërkurë.

Lajme të ngjashme

Back to top button