Greqia propozon shkurtimin e pagave të deputetëve dhe ministrave

Greqia ka vendosur të shkurtojë pagat e ministrave dhe zyrtarëve të tjerë të sektorit publik, madje të rrisë dhe taksat për pagat e deputetëve.

Duke e prezentuar propozimin e ri, kryeministri grek Aleksis Cipras vleresoi se iniciativa është simbolike por do të kontribojë duke sjellë të ardhura edhe në ekonominë e vendit. Cipras bëri të qartë se do të anulohet përjashtimi për taksat në pagat e deputetëve, duke e riorganizuar në total dhënien e pagave për sektorin publik. Deputetët në Greqi, paguheshin 8 mijë e dyqind euro, nderkohë që gëzojnë edhe përfitime të tjera si dhe të drejtën e punësimit të tre këshilltarëve, të cilët paguhen me nga 2 mijë euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button