Gjendja e zonave kritike të goditura nga vërshimet

Pas vërshimeve të shkaktuara nga rreshjet e shiut të cilat goditën vendbanimet që gjenden në komunën e Tetovës duke lënë pas viktima në njerëz , dëme të mëdha në infrastrukturën rrugore dhe komunale, objekte banimi dhe hapësira bujqësore, Shtabi i emergjencës i formuar nga ana e Komunës së Tetovës dhe përfaqësuesve të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Armatës së Republikës së Maqedonisë, Sektorit për punë të brendshme në Tetovë dhe përfaqësues të bashkësive lokale nga vendet e prekura nga vërshimet, spitali klinik ,organizatat humanitare, personat fizik dhe juridik si dhe një numër i madh i komunave të Maqedonisë të cilat janë ofruar të ndihmojnë me mjete financiare, fuqi punëtore dhe maqineri e cila është më se e nevojshme në këto çaste, janë angazhuar për tu përballuar me situatën e paraqitur në drejtim të nornalizimit të gjendjes së krijuar. Ekipet në terren kryesisht janë të angazhuara në pastrim të terrenit nga rrënojat, gurët, drunjtë dhe mbeturinat në pikat kritike, intervenime në infrastrukturën komunale dhe rrugoredhe regjistrimin e dëmeve në objektet e banimit dhe infrastrukturën rrugore dhe komunale .

Ekipet e Qendrës për shëndet publik janë duke punuar në dezinfektimin e hapësirave të pastruara që pësuan nga vërshimet .Të gjithë banorët e zonave të rrezikuara Tetovë, Shipkovicë, Poroj, Reçicëmadhe dhe e vogël, të cilët me vetë iniciative kanë bërë pastrimin e shtëpive të tyre mund të drejtohen në shtabet emergjente të Komunës të dizperzuara në teren ose në Arkivin e Komunës së Tetovës për të plotësuar deklaratën për dezinfektim të shtëpisë. Lista e njejtë do të dorëzohet deri tek Qendra për Shëndet Publik, ekipi i të cilëve do të bëj dezinfektimin e të gjitha shtëpive të regjistruara.

Sipas raportit të nga testimi i sigurisë shëndetësore të ujit të pijshëm në rrjetin urban të ujësjellësit të Tetovës dhe ujësjellësit të fshatit Neproshten, zbatuar nga Qendra për shëndet publik në Tetovë nga data 06.08.2015 , me numër 921/2015 është konstatuar që në bazë të rezultateve nga testimet dhe analiza e zbatuar nga mostrat e marra të uji është i pijshëm dhe në pajtim me standardet për siguri të ujit të pijshëm të parapara në Rregulloren për siguri të ujit ( Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 46/08) . Mirëpo sipas të njejtit raport është konstatuar që uji në fshatin Trebosh NUK ËSHTË I PIJSHËM dhe nuk është në pajtim me standardet për siguri të ujit të pijshëm të parapara në Rregulloren për siguri të ujit.
Komisioni qeveritar për vlerësimin e dëmeve në pronat e luajtëshme dhe të paluajtshme në vendbanimet e prekura nga vërshimet rregullisht është në terren duke bërë regjistrimin e dëmeve ndërsa po ashtu është formuar grupi punues për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve në infrastrukturën rrugore, rrjetin e e ujësjellësit, kanalizimit, shtretërit e lumenjëve dhe pendat. Po ashtu UNDP ka vënë në dispozicion përvojën e saj dhe ekpertizën në fushën e menaxhimit të ujrave dhe rezikut nga përmbytjet. Mbështetja konsiston kryesisht në analizat teknike të shkaqeve, faktorëve natyror dhe teknik të cilat kontribuan në ngjarjet e fundit, duke u fokusuar në përmbytjet rëshqitjet e tokës dhe procesit të erozionit tokësor si dhe ofrimin e zgjedhjeve të mundshme strategjike dhe rekomandime për intervenimet dhe investimet e nevojshme për tu minimizuar reziku nga fenomenet e ngjajshme në të ardhmen .
Fshati Shipkovicë vazhdon të jetë zona më kritike e prekur nga të reshurat e shiut. Ekipet në terren ende janë në kërkim të trupit të vajzës së humbur Rina Ahmeti. Rruga kryesore e fshatit është tërësisht e pastruar ndërsa tani punohet në rrugët nga xhamia drejt varezave të fshatit dhe rruga nga xhamia në pjesën e epërme të fshatit. Rrjeti i distribuimit të rymës elektrike është funksional dhe fshati ka furnizim me ujë të pijshëm .
Gjatë ditëve në vijim do të vazhdohet me pastrimin e rrugëve, oborreve, kanalizimit dhe hapësirave bujqësore nga mbeturinat, balta , gurrët dhe bartjet nga vërshimet .Ndihmat nga donatorët që grumbullohen në Stacionin e zjarrfikësve rregullisht dërgohen dhe u shpërndahen banorëve të Shipkovicës .
Reçica e madhe vazhdon të jetë njeri nga fshatrat më të dëmtuar ndërsa shtëpitë në anën e djathtë të shtatit të lumit janë në gjendje të rëndë. Të gjithë shtëpitë e banoreve ne këtë pjesë të fshatit ishin të mbushura me mbeturina, shkëmbi, balt dhe rërë.Me ndihmën e makinerisë të rëndë, një pjesë e madhe e rrugës që ishte e mbuluar deri në 1.5 metra mbeturina dhe shkëmbi u pastrua dhe është ne shërbim të banorëve. Gjatë këtyre ditëve është hapur rruga nga të dyja anët e shtratit të lumit ku momentalisht punohet në rafshimin e shtratit të lumit .Në Reçicë të vogël është duke u pastruar rruga kryesore ndërsa po ashtu pastrohen tre rrugët te tregu i kafshëve .Prej te tregu i kafshëve deri në pjesën e epërme të fshatit rruga është e kalueshme dhe bëhet bartja e dheut në deponinë në afërsi të Bërvenicës.Rrjeti i elektrodistribucionit është i rregulluar dhe janë siguruar 1000 metra gyp për ndërtimin e rrjetit të ujësjellsit .Është gjetur lokacioni i bunarit dhe ekipet e NPK punojnë intenzivisht në pastrimin e terrenit rreth bunarit . Ditët në vijim do të vazhdohet të punohet për pastrimin e rrugëve dhe shtratit të lumit të cilat janë të mbushur me gurë, drunj, dhe mbeturina nga vërshimet . Ndihmat nga donatorët që grumbullohen në Stacionin e zjarrfikësve rregullisht dërgohen dhe u shpërndahen banorëve të Reçicës së madhe dhe të vogël ..
Fshati Poroj – Rruga magjistrale Tetovë-Jazhincë tani më është funksionale ndërsa punohet në zgjerimin e saj.Problem kryesor që ndikon në ngadalësimin e punëve të maqinerisë është qarkullimi intenziv i automjeteve në këtë rrugë.Ura e drurit e rregulluar nga vetë banorët e fshatit është lëshuar në përdorim për automjete të lehta dhe për këmbësorë. Punohet në pastrimin e mbeturinave nga pjesët e poshtme të dy urave me qëllim të rregullimit të qarkullimit të ujit në to. Ekipi i EVN ka bërë riparimin e kabllove të rymës elektrike në lokacionin afër urës ndërsa ekipet në terren punojnë në pastrimin e bartjeve nga vërshimet si dhe rregullimin e shtratit të lumit ku deri tani është intervenuar në 1200 metra nga vija e shtratit të lumit . Gjatë ditëve në vijim do të pastrohet balta nga rruga dhe e njejta do të transportohet në lokacionet e caktuara .
Në pjesën urbane të Tetovës, Njësia Territoriale kundër zjarrit, NPK Tetova dhe Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim kanë intervenuar në disa lagje më kritike si që janë Bllok 70 dhe Dereboj, ku nga bodrumet e banesave dhe shtëpive bëhet mënjanimi i ujit. Gjithashtu është intervenuar dhe sanuar gjendja në Spitalin Klinik të Tetovës ku është bërë pastrimi dhe mënjanimi i mbetjeve nga hapësirat e vërshuara nga uji, por problemi kryesor për ekipet në terren vazhdon të jetë mungesa e mekanizmit të pastrimit të rrugëve, oborreve dhe shtratit të lumit. Personat e lagjes Dardania shtëpitë e të cilëve janë të pabanueshme mund të drejtohen në kazermën e Armatës së Republikës së Maqedonisë e cila u ofrua të strehojë personat në nevojë . Ekipet e NPK dhe zjarrfikësve kanë larë rrugët industriale, magjistralja Tetovë-Jazhincë në pjesën e fshatit Poroj , rr. Dëshmorët e kombit, rr. Republika e Krushevës, Bulevardi Iliria, bulevardi Ilindenit, rr. M.A.Çento, rr. 163, 164, 165, 168, 169.Të gjitha rrugët e lartpërmendura planifikohen të lahen në vazhdimësi deri në pastrimin e tërësishëm nga balta, pluhuri dhe mbetjet nga vërshimet ndërsa ditët në vijim do të vazhdojë larrja e rrugëve në zonat kritike të cilët do të jenë të pastuara dhe të lëvizshme për maqinerinë .

Komuna e Tetovës hapi llogari për donacione për vendbanimet e prekura nga vërshimet , si mundësi për të ndihmuar banorët e dëmtuar nga vërshimet të cilat shkaktuan viktima në njerëz dhe dëme të mëdha materiale në pronat e tyre. Të gjithë personat e interesuar fizik dhe juridik në Maqedoni, Evropë dhe SHBA mund të donojnë mjete finansiare në llogaritë e mëposhtme :
DONACIONE PËR DËMET NGA VËRSHIMET QË E KAPLUAN KOMUNËN E TETOVËS
LLOGARIA PËR DONACIONE NË DENARË

– Llogaria:769014090878960
– Konto e të hyrave:725916
– Programa:00
LLOGARIA PËR DONACIONE NGA EVROPA:

ACCOUNT DETAILS
For payments in EUR only

Correspondent bank details (:56:):
DEUTSCHE BUNDESBANK ZENTRALE
Address: Wilhelm Epstein strasse 14, Frankfurt am Main
GERMANY
SWIFT BIC: MARK DE FF
Bank details (:57:):
NATIONAL BANK OF THE REPUBLIC OF MACEDONIA
Address:Bul.”KuzmanJosifovskiPitu” br.1, 1000 Skopje, MACEDONIA
SWIFT BIC: NBRM MK 2X
Final beneficiary (:59:):
IBAN: MK07 1007 0100 0075 054
Name: OPSTINA TETOVO
Details of payment (: 70):
LLOGARIA PËR DONACIONE NGA SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS:

Account details
For payments in USD only

Correspondent bank details:
CITIBANK NA NEW YORK
Address: 111 WALL STREET NEW YORK, NY 10043
SWIFT BIC: CITI US 33
Bank details (:57:):
NATIONAL BANK OF THE REPUBLIC OF MACEDONIA
Address:Bul.”KuzmanJosifovskiPitu” br.1, 1000 Skopje MACEDONIA
SWIFT: NBRM MK 2X
Final beneficiary (:59:):
IBAN: MK07 1007 01000075054
Name: OPSTINA TETOVO
Details of payment (:70):
LLOGARIA PËR DONACIONE NGA KANADA:

ACCOUNT DETAILS
For payments in CAD only

Correspondent bank details:
Royal Bank of Canada ,Toronto Canada
SWIFT BIC: ROYCCAT2
Bank details (:57:):
NATIONAL BANK OF THE REPUBLIC OF MACEDONIA
Address:Bul “KuzmanJosifovskiPitu” br.1, 1000 SkopjeMACEDONIA
SWIFT: NBRM MK 2X
Final beneficiary (:59:):
IBAN: MK07 1007 0100 0075 054
Name: OPSTINA TETOVO
Details of payment (:70):
Të gjithë ata që duan të ndihmojnë qoftë përmes donacionit , ushqimit, ujit dhe preparateve higjienike ose të marrin pjesë vullnetarisht në procesin e pastrimit të rrugëve, oborreve dhe shtratit të lumit në zonat kritike të dëmtuara nga vërshimet e djeshme mund të paraqiten për informacion në numrin 076 330 113, ose në postën elektronike [email protected], apo të vijnë direkt në ndërtesën e komunës së Tetovës. Punkti për grumbullimin e donacioneve tani gjendet në Stacionin e zjarrfikësve në Tetovë.

Lajme të ngjashme

Back to top button