Arifi: Brenda disa javëve Tetova do të kthehet në normalitet

Kryetarja e Komunë së Tetovës, Teuta Arifi në një intervistë për plusinfo, theksoi se brenda disa javëve shpreson se Tetova mund të kthehet në normalitet.

Zonja Arifi, si po rrjedhin aktivitetet rreth sanimit të pasojave nga fatkeqësia natyrore që kaploi Tetovën, e cila nxiti edhe viktima njerëzore? Kur do të normalizohet jeta në fshatrat e prekura?
“Duke i pasur parasysh dimensionet e fatkeqësisë, është normale se do të duhet kohët për këtë gjë. Presim që brenda dhjetë ditëve materialin e madh inert ta largojmë. Jam e kënaqur nga dinamika me të cilën po punohet në të gjitha vendet, nga ora 7 e mëngjesit e deri në 20 në mbrëmje. Mendoj se pasojat duhet të sanohen për një kohë të shkurtër. Me këtë intensitet të punës, do të kalojnë disa javë përderisa të kthehemi në kondicion edhe në raport me ujësjellësin dhe shumë probleme tjera infrastrukturore”, theksoi Arifi.

Lajme të ngjashme

Back to top button