Shpresa plot, punët as në gjysmë

Po bëhen dy vite që nga ratifikimi i Marrëveshjes në Parlamentin e Maqedonisë për hapjen e pikës kufitare të përbashkët Stanqiq-Bellanoc, ndërkohë që fundi i punimeve në rrugën nga fshati Sllupçan drejt Kosovës nuk pritet të përfundojë para vitit 2016. Madje, për një vit e gjysmë nuk është kryer as gjysma e punimeve, megjithëse shpresohet se tashmë punimët po realizohen në mënyrë intensive, shkruan Koha.

Zëvendësministri për Transport dhe Lidhjeve, Nimetulla Halimi ka thënë për gazetën KOHA se, ndonëse projekti ka filluar në mars të vitit 2014, deri më tani janë kryer vetëm 40 për qind e punimeve, ndërsa sipas tij, edhe pse afati i përfundimit është muaji mars i vitit 2016, realizmi me sukses i këtij projekti do të varet shumë nga pengesat në terren. “Tani mund të konfirmoj se janë  kryer vetëm 40 % e punëve dhe atë vetëm sa i përket punëve të tokës, e jo edhe ndërtimit të rrugës. Projekti, edhe pse me kontratë – duhet të përfundojë në mars të vitit 2016 dhe nuk mundem tani të precizoj se mundet ose jo të kryhet në kohë”, tha Halimi.

Ai shprehet se kohën e fundit kanë dalë pengesa në terren me shtyllat elektrike të EVN-së. Për ndërtimin e pikës kufitare, Nimetulla Halimi thotë se kjo është në kompetencë të Ministrisë së Pushtetit Lokal.

Lajme të ngjashme

Back to top button