Komuna e Studeniçanit organizon aksion humanitarë për Tetovën

Komuna e Studeniçanit ka formuar këshill per organizimin e aksionit humanitarë për ndihmë të qytetarëve të vendbanimeve të cilët u goditën nga moti i keq ne Tetovë dhe rethinë.

Të nderuar qytetarë të Komunës së Studeniçanit, duke parë situatën aktuale ju ftojmë të gjithë së bashku të implementojmë një aksion humanitar për të ndihmuar vëllezërit tonë në Tetovë dhe rethinë, njerëzve të cilët në këto momente kan shumë nevojë për ndihmë.

Mund të jemi humanë dhe të ndihmojmë me mjete të ndryshme siç janë veshje për fëmijë, batanije, mjete higjienike, ujë të pijshëm, veshmbathje për fëmijë dhe të ritur, ushqim të konservuar, çizme, dushek, lampa baterie etj.

Ju ftojmë të premten, të shtunën dhe të dielën (07/08/09.gusht 2015) të vini në punktet e vendosura dhe të dhuroni mjete të cilat do të dedikohen për qytetarët nga Tetova dhe rethina.

Shpresojmë çë ky aksion humanitar do të ket sukses dhe me këtë do të ndihmojmë njerëzit të cilët në këto momente vuajnë dhe nuk kanë mjete elementare për jetë normale.

Në mënyrë të organizuar komuna jonë do të organizon transportin dhe dorëzimin e ndihmave të grumbulluara deri te Këshilli për emergjencë pran Komunës së Tetovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button