Epike: Koreja veriore ndryshon orën, shkëputet nga “imperialistët”

Regjimi komunist në Korenë e Veriut do të ndryshojë orën për të kujtuar çlirimin e vendit nga japonezët në fund të Luftës së Dytë, bën të ditur agjencia shtetërore e lajmeve.

Koreja e Veriut ka të njëjtën orë me Korenë e Jugut dhe Japoninë, të cilat janë 7 orë përpara orës zyrtare në Maqedoni.

Më 15 gusht ora në Korenë e Veriut do të zhvendoset 30 minuta prapa, transmeton Indeksonline.

Agjencia shtetërore e lajmeve deklaron “imperialistët e mallkuar japonezë e kanë privuar Korenë heroike nga ora e saj standarde” duke e ndryshuar gjatë pushtimit

Agjencia KCNA citoi zyrtarët që thonë se vendimi i Penianit komunist pasqyron “besimin dhe vullnetin e patundur të personelit të shërbimit dhe të popullit korean në 70 vjetorin e çlirimit të Koresë”.

Korea e Jugut ka deklaruar se kjo lëvizje mund të shkaktojë disa problem afatshkurtra në zonën e industrial Kaesong në Korenë e Veriut, zonë kjo që administrohet nga të dyja Koretë.

Lajme të ngjashme

Back to top button