Paraburgim për nëntë personat e arrestuar në aksionin e ditës së djeshme

­ Nëntë nga gjithsej 36 personave të dyshuare për veprën penale “Pjesëmarrje në ushtri të huaj, polici, në formacione paramilitare dhe paramilicore” u është shqiptuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

Siç njoftoi Gjykata Themelore Shkupi, pas shqyrtim të fakteve dhe dëshmive të propozuara nga Prokuroria themelore oublike dhe pas marrjes në pyetje në prezencë të avokatëve të tyre është vlerësuar se janë përmbushur kushtet, të cilat dalin nga dispozitat e Ligjit për procedurë penale për caktimin e masës paraburgim.

Njëzet e shtatë personat e tjerë fillimisht do të arrestohen, për çka është dhënë urdhër, ndërsa pastaj , pas sigurimit të tyre dhe marrjes në pyetje, do të vendoset nëse do të paraburgosen.

Lajme të ngjashme

Back to top button