Moti sot në Maqedoni

­ Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të vogla. Nga fundi i ditës vranësira do të rritet dhe në jug të vendit do të ketë kushte për paraqitjen e shiut të rrëmbyeshëm afatshkurtër.

Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi verilindor. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 12 deri në 19 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 30 deri në 37 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm, me diell me vranësira të vogla, ndërsa pasdite me rritje të vranësirave dhe me erë të dobët deri në mesatare verilindore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 18, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 37 gradë Celsius.

Në ditët e fundjavës do të jetë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Në orët e pasdites do të ketë paraqitje të rrallë të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave, kryesisht në pjesët malore, veçanërisht në pjesën jugperëndimore dhe jugore të vendit. Nga fillimi i javës së punës edhe më tej do të mbahet mot me diell paradite, ndërsa pasdite me vranësira të rritura dhe me kushte për paraqitjen e shiut afatshkurtër kryesisht në pjesët jugperëndimore.

Lajme të ngjashme

Back to top button