Egjipt, rrjedhin informata të reja për puçin e 3 korrikut

Një audio regjistrim i rrjedhur nga ushtria egjiptiane, konkretisht nga ministri i Mbrojtjes Abdel- Fatah al- Sisi, zbuloi se Presidenti Muhamed Mursi po mbahej në Qendrën e Gardës Republikane, në lindje të Kajros, kur përleshjet vdekjeprurëse shpërthyen jashtë këtij institucionit më 8 korrik.

Rrjeti Rassd News ka publikuar një incizim të komenteve të bëra nga vetë el- Sisi.

Në regjistrimin e publikuar, shefi ushtarak thotë se Mursi po mbahet në objektin ushtarak, përderisa jashtë objektit kishte përleshje vdekjeprurëse mes përkrahësve të tij dhe forcave të ushtrisë.

Ai u zhvendos në një ndërtesë tjetër menjëherë pas përleshjeve.

Përleshjet jashtë Gardës Republikane lanë mbi 50 protestues të vdekur dhe shumë të plagosur.

Mursi, udhëheqësi i parë i Egjiptit i zgjedhur demokratikisht, u hoq nga pushteti më 3 korrik pas protestave të komplotuara kundër presidencës së tij.

Ai nuk është parë në publik që atëherë.

Lajme të ngjashme

Back to top button