Orlando: Europa bashkëfajtore e gjenocidit në Mesdhe

“Europa është bashkëfajtore e gjenocidit në Mesdhe”. Ky është komenti i kryetarit të Bashkisë së qytetit të Palermos Leoluca Orlando, pak orë pas tragjedisë së radhës në ujërat e Mesdheut.

Vetëm një ditë me parë, 400 emigrantë kanë mundur të shpëtojnë e 26 është numri i viktimave të rikuperuar nga deti dhe pse sipas dëshmive të emigrantëve në anijen me të cilën udhëtonin gjendeshin rreth 600-700 persona.

“Qindra të vdekur të tjerë në Mesdhe e dhjetëra viktima që duhet t’i mirëpresësh për t’i dhënë dinjitetin e vdekjes”, ka deklaruar kryebashkiaku i Palermos, Leoluca Orlandi, numri 1 i këtij qyteti që mbushet në çdo orë e ditë të javës me qindra emigrantë që zbarkojnë nga anije të nisura prej Libisë drejt Europës, e që nuk gjen më vend për të strehuar arkivolet e emigrantëve të mbytur në pritje të identifikimit të tyre.

“Europa”, shkruan Orlando në profilin e tij zyrtar në Facebook, që është gjithmonë e gatshme për të kujtuar gjenocidet e së kaluarës, përherë e gatshme për të kritikuar të tjerët që përlyhen me gjenocidet e sotme, duhet t’i jap fund asaj çka po ndodh sot në Mesdhe, pasi historia do ta përcaktojë si fajtore e këtij gjenocidi.”

Kryetari i Bashkisë së Palermos jo pak herë ka kritikuar normativat e Bashkimit Europian mbi emigracionin e indiferencën e institucioneve të saj përballë qindra e mijëra emigrantë të mbytur në Mesdhe.

Numri 1 i qytetit të Palermos është dhe nismëtari i Kartës së Palermos e cila shkrin kushtet e detyrueshme të shtetit italian ndaj emigrantëve që mbërrijnë klandestinë nga deti për tu pajisur me leje qëndrimi të rregullt.

“Ky sistem proibicionist i lejeve të rregullta të qëndrimit”, shprehet ai, i bashkuar me atë kriminal të skafistëve i shndërron emigrantët në skllevër e pre të lehta në duart e organizatave kriminale.”

Lajme të ngjashme

Back to top button