BE do të ofrojë një qajse më efektive me emigrantët

Bashkimi Europian ka njoftuar se për një përpjekje më efektive ndaj emigrantëve do të zhvillojë qasje të reja, raporton Anadolu Agency (AA).

Zv.Kryetari i Komisioni të BE për marrëdhëniet mes institucioneve dhe përgjegjës për sundimin e ligjit Frans Timmermans, Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së Federica Mogherini dhe anëtari i komisionit të Komisionerit të BE për Migrimin, përgjegjës për Punët e Brendshme dhe Shtetësinë Dimitris Avramopoulos kanë bërë një deklaratë me shkrim në lidhje me aksidentin e anijes ditën e djeshme në Mesdhe.

Në deklaratë ku shprehet keqardhje për aksidentin e anijes në afërsi të territorit Libian u rikujtua se në akdisent të paktën 25 persona humbën jetën dhe afërsisht 400 të tjerë u shpatuan.

Në deklaratën ku përgëzohet roja bregdetare për përjekjet dhe punën e treguar në shpëtimin e jetëve vihet në dukje se po punohet intesivisht për mos ripërsëritjen e një tragjedie të tillë.

Në deklaratë gjtihashtu theksohet se politika e përbashkët e praktikuar nga Europa në çështjen e emigrantëve është e pa-mjaftueshme dhe se vështirësitë e dala nga çshtja e emigrantëve nuk është një çështje që nuk ka zgjidhje të lehtë.

Në deklaratën ku vihet në dukje më tej se asnjë vend anëtar i BE-së nuk mund ta zgjidhë efektshëm çështjen e emigrantëve theksohet se Europa në këtë fushë duhet të zhvillojë një qasje të re.

Në deklaratë u theksua se BE do të vazhdojë punimet e saj duke rritur aktivitetet në dete, do të kryejë bashkëpunim më të afërt me vendet ku emigrantët kalojnë më shumë dhe se do të luftojnë kundër grupeve trafikante.

Në deklaratë ku theksohet se çështja e emigrantëve nuk është aspak e këndshme dhe popullore, është vlerësuar se “të lotosh ndaj këtyre tragjedive para televizorit është e lehtë. Por ajo që është e vështirë është që të ngrihesh në këmbë dhe të marrësh përgjegjësi. Duhet Guxim i përbashkët dhe të hidhen hapa konkretë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button