Presioni për “specialen” para dhe pas miratimit të amendamenteve

Kuvendi i Republikës se Kosovës me 82 vota për, 5 kundër dhe një abstenim, ka miratuar të hënën ndryshimet kushtetuese, me të cilat hapet rruga ligjore për ngritjen e Gjykatës së Posaçme për krime lufte e cila Gjykatë është Selektive dhe dënon krimet e supozuara që ka bërë UÇK-ja. E gjithë seanca u përshkua me një debat të ashpër dhe akuza të ndërsjella si “tradhtarë e patriotë”, ndërmjet atyre që mbanin qëndrim në favor të miratimit dhe atyre që ishin kundër, dhe njëkohësisht dukë shpërfaqur një presion të paparë në mes lider partish, deputetesh, ambasadoreve dhe gazeta e portale të cilat jo që i kontribuan një skenari të tillë por edhe tentuan që sa më shumë ta manipulonin opinionin publik në Kosovë.

Para fillimit të procedurave për themelim të kësaj Gjykate e cila dëmton rëndë një pjesë të historisë së Kosovës ku Çlirimtaret i paraqet si kriminel, dhe kriminelet i amniston, kishte filluar një fushatë për gjoja pastrim, shpërlarje e dezinfektim të luftës së UÇK-së. Madje sipas vet protagonisteve të luftës të shndërruar tanimë në zogj përbetus ndaj pronareve të tyre politik UÇK-ja ishte aq e papastër saqë duhet të pastrohet ose në Hagë ose diku tjetër ama jo në Kosovë.

Presionet kishin filluar si rezultat i Premtimit të ish-Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaqi bërë palës serbe dhe BE-së dy vite me pare, dhe tanimë ky dokument kishte obligim ndërkombëtar për tu realizuar dhe një premtim i cili i ishte bërë shteteve më të fuqishme edhe pse shumica e tyre nuk ishin dakord për të. Presioni ishte aq i madh sa Këshilli i Sigurimit dhe Rusia u bënë protagonistë të debateve të cilat manipuluan qytetarët 6 muaj me radhe, madje kundërshtuesit e “Speciales” quheshin si bashkëpunëtor të Rusisë e ndërkohë vet votuesit e saj ishin të tillë. E vërteta ishte se OKB-ja nuk mund të themelonte një Gjykatë në Kosovë dhe kjo u dëshmua edhe nga njohësit më të mirë të çështjeve ndërkombëtare.

Po pse gjithë ky presion?

Presioni ishte gërshetim i shumë interesave mes palëve qoftë nga vendoret apo ndërkombëtaret e cila për nje apo tjetër arsye përdornin OKB-në dhe Rusinë si rrezik për të ardhmen e Kosovës dhe funksionalizimin e saj e cila mund të përmbledhë në këto pika kryesore:

  • E para dështimi i misioneve ndërkombëtare për të vendosur rend dhe ligj në Kosovë jo që vetëm kishte dështuar por ata ishin treguar edhe më shumë joprofesional dhe më të korruptuar së vet pala Kosovare që akuzohej për mos reagim, andaj normalisht këto misione duhej zëvendësuar më “Specialen”’
  • E dyta Holanda ishte e interesuar që investimet e BE-së për specialen të shkojnë në vendin e saj dhe pastaj kjo të tejkaloj çështjen e mbyllur në Kosovë dhe të shpërfaqët në gjitha gazetat në botë në mënyrë që të dëmtohet Imazhi i Kosovës dhe jo të pastrohet ai;
  • E treta, tendenca e Serbisë dhe partnereve të saj për të dëmtuar epokën me historike dhe të lavdishme të Kosovës dhe shtetësisë se krijuar qe ishte lobim i shumë viteve për shkak të pasivitetit të Institucioneve vendore dhe EULEX-it dhe mos aftësisë së tyre;
  • E katërta, tendenca e disa liderëve që duke dënuar shokët e tyre të luftës dhe disa struktura të UÇK-së ta shfajësojnë vetën dhe të shpëtojnë nga krimet e supozuara dhe raporte të ndryshme ndërkombëtarë dhe
  • E pesta, ruajtja e pushteti të tyre dukë përdorë fuqinë e tyre bindëse ndaj deputetëve në një kohë kur e kanë kuptuar se nuk janë më të preferuarit e Perëndimit dhe medoemos përmes këtyre veprimeve të ju hyjnë në hatër siç i quajnë ata “Te huajve”.

Por, presioni pas Speciales dukë përdorur vartësit e tyre “Gazetar” gjoja për publikim emrash si të Hashim Thaqit e Kadri Veselit që do gjykohen nga Gjykata Speciale është vetëm një presion psikologjik të cilët ushtrohet tek qytetarët edhe pas votimit të amendamenteve kushtetuese. Duhet cekur se premtimi që i është bërë Serbisë dhe BE-së për dënimin e udhëheqësve të UÇK-së e largon Hashim Thaqin dhe Kadri Veselin nga gjykimi dhe ky dem shkon tek “shokët” e tyre të luftës.

Ky presion zhvendos vëmendjen e opinionit publik nga e vërteta se sa i sjellë dem Gjykata Speciale Kosovës dhe të ardhmes së saj, dhe përqendrohet në entuziazmin apo edhe frikën së kush gjendet në ato lista. Përndryshe “Gjykata Speciale” dëmton rëndë funksionalizimin e shtetit të Kosovës dhe integrimit të saj në BE  dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Duke ditur mirëfilli se sa të stërzgjatura kenë qenë procedurat edhe në vet Gjykatën e Hages dhe gjykatat tjera, atëherë është e garantuar që Kosova 10 vitet e ardhshme do të merret me arrestime, dëshmitar, dënime, lirime, dëshmi të reja etj etj dhe do të harrohet ekonomia e varfër e saj dhe procesi i ecjes normale drejtë BE-së pasi edhe në këtë rruga ka hyrë në faqen e shantazheve dhe argumenteve që do përdorin shtetet jo mike për Kosovën dhe të ardhmen e saj.

Prandaj në këtë katrahurë presionesh të vazhdueshme qytetarët e Kosovës jo që po ndjehen të fyer dhe të zhgënjyer por po i humbin shpresat për një të ardhme më të mire për vendin dhe fëmijët e  tyre, sepse tanimë është e garantuar se Arsimi, Shëndetësia, Ekonomia dhe sektorët me jetik për jetën e qytetarit do të mbesin të harruar.

Lajme të ngjashme

Back to top button