Instituti i Shëndetit Publik: Merrni masa ndaj epidemive të mundshme

Verdhëza virusale e llojit A, tularemia dhe sëmundjet e zorrëve mund të paraqiten në rajonin e Tetovës, pas përmbytjeve. Instituti i Shëndetit Publik bën thirrje që qytetarët të jenë të kujdesshëm, të ruajnë higjienën, të lajnë shpesh duart, ndërkohë që shtëpitë dhe oborret t’i pastrojnë me çizme dhe doreza prej gome. Ushqimi që gatuhet, duhet të zihet mirë, frutat dhe perimet të lahen mirë, me ujë të rrjedhshëm. Uji nga çezmat e fshatit ose nga ujësjellësi të mos pihen, por të pihet vetë uji i ambalazhuar ose uji u dërgohet me cisterna. Po ashtu, nga Instituti i Shëndetit Publik bën thirrje se rajoni ka nevojë për dezinfektim.

“Në të ardhmen mund të paraqitet dizenteri nëse uji nuk është cilësor. Enteroviruset janë ato që i presim javën e ardhshme. Në fund, për shkak të pusetave të derdhura në fshatrat Poroj, Reçicë e Vogël dhe e Madhe, nëpër stalla ka depërtuar ujë, ka kontaminim masiv të rrugëve në Tetovë dhe rajonin e Tetovës. Rekomandohet pastrim fizik i rrugëve, mënjanimi i gjithë baltës dhe kontaminimit fekal të mjedisit për shkak se ajo mund të hyjë nëpër shtëpi dhe të shkaktojë infektime në masë”, tha Zharko Karaxhoski, Institut i Shëndetit Publik.Alsat-M

Lajme të ngjashme

Back to top button