Shkëndijë nacionaliste serbe në qiellin e Kroacisë

Kroacia shënoi 20-vjetorin e pavarësimit nga Jugosllavia, duke dalë kështu në atë kohë si republikë më vete.
 
Shteti kroat e ka festuar Ditën e Pavarësisë në një mënyrë kaq të denjë sa ka rënë në sy të mediave, jo vetëm atyre kroate, por së paku edhe atyre të rajonit.
 
Për festën e Pavarësisë, ishte përgatitur një paradë ushtarake, me këmbësori dhe me aeroplanë, kaq thjeshte dhe aq modestisht sa të linte mbresa.
 
Ata që kishin përgatitur paradën kishin menduar edhe tia shtonin bukurinë festës, duke valëvitur ata flamuj, kombas të së cilëve kishin dhënë kontribut në pavarësinë e vendit.
 
Ndër flamujt që u valëvit në paradë ishte dhe flamuri shqiptar, pikërisht prej faktit se për pavarësinë e Kroacisë kanë luftuar dhe madje edhe dhënë jetën edhe shqiptarë, si një luftë e lirisë.
 
Ashtu, siç edhe pritej, reagimin më të shumtë për këtë festë do ta kishte Serbia, për shkak se përpara pavarësisë Kroacia ka zhvilluar luftë pikërisht me këtë shtet.
Sigurisht që jo e gjithë Serbia nuk do të reagonte dhe lajm i mirë është që asnjë burim zyrtar serb, shtetëror nuk ka dhënë deklarata negative për festën.
 
Por, se ishin një pjesë e shoqërisë serbe, që më së shumti janë grumbulluar tek Partia Radikale e Serbisë, ata të cilët kanë djegur flamurin kroat në Beograd.
 
Prijës i tyre ishte lideri nacionalist Vojislav Sheshel, i dalë jo shumë kohë më parë nga Haga, ku ka kaluar 12 vjet në paraburgim nën dyshimet për krime lufte.
Sheshel organizoi një tubim të turpshëm në Beograd, përpara ambasadës kroate, madje duke djegur edhe flamurin e Kroacisë.
Partia Radikale e Sheshel fajëson Kroacinë për “pastrim etnik” ndaj serbëve përmes operacionit “Stuhia”, por se presidentja kroate Kitaroviç dha një përgjigje të merituar, duke thënë se më tepër se fakte, historia jo e largët, është e fryrë, sidomos nga Serbia.
 
Ballkani i cili po mundohet të shkojë drejt një paqeje të qëndrueshme dhe në harmoni mes etnish, ka ende njolla të zeza nacionaliste që e “vrasin” këtë paqe.
 
Mes tyre, më i rëndë është Shesheli. Me retorikën e tij ultra-nacionaliste, duke bërë thirrje për luftëra, duke djegur flamuj të shteteve fqinje, Sheshel është shëmbëlltyrë sesi nuk duhet vepruar për të arritur në paqe ndëretnike.
 
Rikthimi i Sheshel në Serbi do të thotë të ruash atë politikë të Millosheviçit në retorikë, por dallimi është se vetëm se Sheshel tashmë nuk po vret.
 
Rruga evropiane e Serbisë dhe e Kroacisë nuk kalon nga konfliktet, por nga paqëtimi.
 
Shteti kroat, pikërisht duke u larguar sidomos nga Serbia, ka mundur të bëhet edhe anëtar i Bashkimit Evropian.
 
Qielli i Kroacisë është ndër më evropianët ndër shtetet e Ballkanit. Qiell i këtij shteti njeh shumë pak njolla nacionaliste.
 
Çdo lloj nacionalizmi që vjen nga Serbia nuk e ndyejnë aspak qiellin kroat, por vetë shtetin serb, të infektuar në disa fragmente të shoqërisë, rëndë nga nacionalizmi i fund-vviteve të nëntëdhjeta.

Lajme të ngjashme

Back to top button