Apel për ndihmë për të pësuarit në Tetovë

­ Ndihmë për dhurimin e ujit të pijshëm, mjete për higjienë, ushqim, batanije… nevojitet për amvisëritë e goditura në rajonin e Tetovës nga moti i ligë i mbrëmshëm.

Ndihma mund të dorëzohet në depot e Kryqit të Kuq në Momin Potok prej orës 8 deri në orën 16 çdo ditë deri në datën 15 të këtij muaji. Telefoni kontaktues për donacion:3096­227. Nga Kryqi i Kuq i RM­së njoftojnë se subjektet juridike dhe qytetarët e interesuar mund të kyçen edhe me sigurimin e ndihmave në të holla në llogari të Fondit për solidaritet:300000001327966, NT:4030984271620 ­ Banka Komerciale, si dhe me dhurimin e 100 denarëve përmes thirrjes në numrat e telefonit:075/070/077 143­400.

Kryqi i kuq duke i ndjekur ngjarjet në terren, mjetet e dhuruara do t’i dedikojë për ta ndihmuar popullatën e cila pësoi në vërshime, thuhet në kumtesë. Deri më tani Kryqi i Kuq ka distribuuar ndihmë, 100 paketa ushqim, 200 mjete higjienike, 150 paketa për dezinfektim, 400 batanije, 30 shtretër, 10 thasë për fjetje dhe 1.260 litra ujë të pijshëm. Gjatë ditës në mënyrë shtesë do të distribuohen 15 tonë ujë të pijshëm. Moti i ligë në Tetovë u mori jetën katër personave, një person rezulton i zhdukur ndërsa 11 janë të lënduar dhe ka shkaktuar dëme materiale. Në Tetovë dita e sotme dhe nesërme janë shpallur ditë zie.

Qeveria dje në seancë të jashtëzakonshme solli vendim që të dërgohet ndihmë e pakthyeshme fillestare në para për amvisëritë e goditura nga moti i ligë në rajonin e Tetovës, ndërsa Komisioni special i formuar do t’i vlerësojë dëmet e pasurive në bazë të asaj që do të konfirmohet vlera e ndihmës së mëtutjeshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button