Supozimet për viktima nuk duhen botuar

[Recension: Vlojnë rrjetet sociale, a do të jenë Hazbi Lika e Fatmir Dehari viktima të radhës? (FOTO)]

Publikimi i informacioneve që nuk kanë bazë tjetër përveç postimeve anonime në rrjetet sociale, është kundër çdo etike gazetareske dhe profesionale. Lajmi që po recensohet ka transmetuar supozime anonime në “Facebook”, që sugjeron viktima të mundshme të disa personave publik, ndërsa nuk ka ofruar asnjë fakt ose argument plotësues që do ta bënte postimin të vlefshëm për një lajm.

LAJM   Vlojnë rrjetet sociale  a do të jenë Hazbi Lika e Fatmir Dehari viktima të radhës   FOTOLinku deri te artikulli origjinal: Vlojnë rrjetet sociale, a do të jenë Hazbi Lika e Fatmir Dehari viktima të radhës? (FOTO)

Data dhe koha e publikimit:

Data e recensionit: 30.07.2015

Recensues: Benjamin Arifi

Pas ngjarjeve tragjike që u shënuan brenda një jave në degën e Kumanovës, ku u vra komandant Shpiponja, dhe në degën e Strugës, ku u vra Argëtim Asani apo i njohur edhe si Artan Musliu, nepërmjet rrjeteve sociale po qarkullon opinioni se komandantët e mbetur gjallë të BDI-së, mund të jenë të radhës me fatin e njejtë, raporton “lajmpress”.

Supozimi të tilla me pasoja fatale ndaj ndonjë personi publik vetëm mbi bazën e opinioneve në rrjetet sociale, ku ka qasje gjithsecili dhe mund të shpreh gjithçka që dëshiron, nuk është praktikë e një gazetarie të mirëfilltë. Për të përforcuar lajmin e bazuar në postim anonim në Facebook, në tekst përfshihet edhe deklarata e analistit Alajdin Demiri, dhënë për media tjetër.

Ndërkaq këtë konstatim e kanë përforcuar edhe njohësit e rrethanave politike, siç mund të jetë Alajdin Demiri, i cili ditë më parë ka deklaruar se në Maqedoni më shumë komandantë të UÇK-së janë vrarë pas luftës se sa gjatë luftës së vitit 2001.
“Në rast se mirë e analizojmë situatën, nga viti 2001 deri tani janë vrarë më shumë komandant nga radhët e BDI-së, se sa gjatë luftës. Kjo tregon për politikën joparimore dhe jokonzistente të BDI-së”, deklaroi Demiri.

Kjo deklaratë e analistit Alajdin Demiri me asnjë fjalë nuk aludon në kontekstin që trajton ky tekst. Ai komenton politikën e një partie politike dhe viktimat gjatë dhe pas konfliktit të vitit 2001, por nuk përmend emrat që autori i këtij lajmit i ka përmendur si “viktimat e ardhshme”.

Gjatë raportimit për raste të tilla të ndjeshme, gazetari duhet të ndjekë në mënyrë strikte rregullat dhe parimet profesionale dhe etike gazetareske, si dhe të mbajë llogari për aspektin human të personave të përmendur dhe familjet e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button