Ekspertët nuk duhet të influencojnë mendimin e lexuesve

[Recension: Mustafa: Universiteti i ri, hap i rëndësishëm në historinë e re të shqiptarëve]

Informacioni që në vete nuk përmban elementet e strukturës së lajmit humb qartësinë para lexuesit. Është shpeshtuar praktika e publikimit të qëndrimeve nga analistë dhe ekspertë të njohur për problematika të ndryshme pa i paraprirë qëndrimit me hyrje apo sfond.

kurirLinku deri te artikulli origjinal: “Mustafa: Universiteti i ri, hap i rëndësishëm në historinë e re të shqiptarëve

Data dhe koha e publikimit: 30.07.2015

Data e recensionit: 31. 07. 2015

Recensent: Xhenis Sulimani

Struktura e plotë e bën lajmin të saktë. Produkti gazetaresk që po e recensojmë nuk ka hyrje. Informacioni nis me qëndrimin e profesor Havzi Mustafa për hapjen e universitetit të ri në Shkup.
“Profesori universitar Havzi Mustafa ka thënë se hapja e një universiteti shqip në Shkup, shikuar në planin historik, është një veprim që duhet përshëndetur dhe duhet uruar, njoftojnë mediat e vendit.”

Në mungesë të hyrjes lexuesi nuk është i informuar në lidhje më çfarë problematike po prononcohet profesori. Produkti vazhdon me qëndrimin e profesorit dhe mbaron me citatin e tij.
I lënë i tillë, lajmi me një qëndrim të një eksperti mbetet jo i plotë dhe duket se tenton të influencojë mendimin e lexuesit.

Opinionet e ekspertëve janë të rëndësishme sepse ato sqarojnë çështjet për opinionin. Por që një lajm të jetë i qartë ai duhet të ketë edhe detajet. Nga ana tjetër vetëm një opinion pa pasur edhe mendime të tjera ekspertësh, lajmi mund të interpretohet si tendencioz.

Informacioni ka nevojë edhe për sfond. Në sfond gazetari do të duhej të japë të dhëna për historikun e çështjes që tregon se pse ky informacion është i rëndësishëm për opinionin.

Pjesë e lajmit duhet të jetë edhe qëndrimi zyrtar, duke i dhënë qëndrimet e të gjitha palëve. Vetëm duke pasur elementet e plotë lajmi përmbush misionin për informim të saktë.

Lajme të ngjashme

Back to top button