“Cosa Nostra”, trafik droge në Shqipëri dhe Serbi

11 persona ranë në prangat e policisë italiane, pasi dyshohen për lidhjet me krimin e organizuar në Australi dhe si bashkëpunëtorë të kreut të organizatës mafioze “Cosa Nostra”.

Arrestimet janë kryer në sajë të një superaksioni të policisë së shtetit fqinj, i cili ka pasur në shënjestër goditjen e klaneve të mafies.

Falë një operacion blic në orët e para të mëngjesit, në provincat e Palermos dhe Trapanit, uniformat blu arrestuan pjesëtarët e këtij grupi mafioz. Mes të ndaluarave është dhe Vito Gondola, 77 vjeç, dikur krahu i djathtë i Toto Rinës në vitet ’70, i cili u arrestuar në orën 4:00 të mëngjesit, i cili kërkohej prej 4 vitesh.

Policia informoi se grupi mafioz përdorte një sistem komunikimi të koduar në takimet e drejtpërdrejta, si dhe në komunikimet telefonike. Për të ndaluar 11 pjesëtarët e grupit mafioz, uniformat blu kanë përdorur kamera të fshehta dhe mikrofon, në të gjithë fermën pranë Trapanit në perëndim të Siwilisë. Policia publikoi dhe një nga takimet e dy mafiozëve më të vjetër të “Cosa Nostras”, transmeton Shekulli.

Hetimet e policisë kanë nisur në vitin 2011 dhe kanë vijuar deri më sot. Pavarësisht këtij operacioni, policia bën me dije se nuk ka ende informacion se ku mund të jetë i fshehur kreu i “Cosa Nostra”, Matteo Messina Denaro. Ky i fundit konsiderohet si pasuesi i Toto Rins dhe Bernardo Provenzano, të cilët po vuajnë dënimin me burgim të përjetshëm. Denaro është shpallur në kërkim para 20 vitesh. Autoritetet italiane dyshojnë se klani i tij kryen trafiqe droge në Ballkan, duke përfshirë Shqipërinë, Serbinë dhe Malin e Zi dhe në Australi.

Operacioni në Itali është përshëndetur dhe nga kryeministri Matteo Renzi. Përmes një postimi në “Facebook”, ai falënderoi policinë për këtë goditje që i është bërë mafias siçiliane dhe krimit të organizuar në përgjithësi.

Lajme të ngjashme

Back to top button