Stuhia shkul çatinë e Konviktit 2 në Prishtinë (Video)

Shiu i rrëmbyeshëm që ra sot pasdite në Prishtinë me stuhinë që e përcolli atë e ka nxjerrë nga vendi çatinë e Konviktit numër 2 të studentëve në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Çatia është nxjerrë nga vendi pak para orës 15.

Pamjet e xhiruara nga KALLXO.com tregojnë llamarinat dhe trarët e çatisë të shpërndara gjithkah nëpër rrugë, madje edhe në largësi deri 30 metra nga çatia.

Dëmtime kanë pësuar edhe dritaret e fasada e ndërtesës.

Nga dëmtimet që janë shkaktuar duket se do të jetë e vështirë që ndërtesa e konviktit të aftësohet për banim të studentëve në shtator.

Lajme të ngjashme

Back to top button