Përurohet shatërvani i ri në sheshin “Maqedonia”
Lëshohet në përdorim shatërvani i ri sipërfaqësor në sheshin “Maqedoni”. Bëhetë fjalë për shatërvan të ashtuquajture të thatë (xhamping xhet), në hapësirën mes shatërvanit “Ushtari në kalë” dhe hyrjes në urën e gurit. Shatërvani ka formë kënddrejti, me dimensione 2010 metra dhe me shtrat të vendosur me betonarme.
Sipërfaqja përreth shtratit duhet të përpunohet me pllaka graniti me ngjyrë gri të çelur me dimensione 6060 centimetra dhe trashësi prej 10 centimetrave.
Në pllakat e shatërvanit janë vendosur drita LED drita me hapës për vendosjen e currilit të ujit. Shatërvani do të përbëhet nga 128 curril uji me 128 drita.
Efekti vizual i shatërvanit do të arrihet me vallëzimin e currilit, ndërsa gjatë natës edhe me vallëzimin e dritave.