N.P Ujësjellësi: Uji është i sigurt që rrjedh nga cezmet publike

Me rritjen e temperaturave, është rritur edhe shfrytëzimi i ujit të pijshëm që rrjedh nga çezmat publike në qytetin e Shkupit. Ndërkohë, përgjegjës për mirëmbajtjen edhe kontrollin e fontaneve për ujë të pijshëm është ndërmarrja publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi” Shkup.

Nga atje thonë se gjatë kësaj periudhe, kur temperaturat kanë pësuar rritje drastike, për 15 për qind është zmadhuar harxhimi i ujit në nivel të Qytetit të Shkupit. Gjithashtu tregojnë se në Shkup, gjatë një ditë të zakonshme – harxhohen rreth 270 mijë metër kub ujë në ditë, ndërkaq me ardhjen e valës së nxehtë – ky numër arrin deri në 300 mijë metër kub.

“Ujin të cilën qytetarët Shkupit e konsumojnë nëpërmjet çezmave publike, është i siguritë dhe nuk dallon fare nga uji i cili përdorët nëpër amvisëritë tona. Për t’ju ofruar shërbim më cilësor dhe të testuar, ekipet nga laboratori i specializuar pranë e NP ‘Ujësjellësi dhe kanalizimi’ në Shkup, në vazhdimësi i vëzhgojnë çezmat, të cilët qytetarët kohëve të fundit me të madhe i shfrytëzojnë për të pirë apo për t’u freskuar”, pohon Svetlana Dimitrova, nga “Ujësjellësi dhe kanalizimi” në Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button