Recetë për lëkurë më të re

Kush nuk dëshiron që të fshijë vitet nga fytyra dhe të duket për më shumë vite më i ri se mosha që është?

Ndoshta, japonezët e kanë gjetur lëngun ose recetën mrekullibërëse për këtë.

Kjo recetë japoneze jo vetëm që do të bëjë që ju të duken më të rinj,por ajo gjithashtu do të ngadalësojë plakjen e parakohshme.

Është e bazuar në oriz që është recetë e bollshme në të gjithë klasën e vitaminave B, të cilat përmirësojnë qarkullimin e gjakut, rritjen e qelizave dhe riparimin e tyre dhe mbi të gjitha parandalojnë plakjen parakohshme.

Kjo maskë me oriz ofron lëkurë më të butë dhe lëkurë më të shkëlqyeshmë qysh pas përdorimit të parë.

Çfarë ju duhet:

1 lugë gjelle qumësht të ngrohtë

2-3 lugë gjelle oriz të papërpunuar

1 lugë mjaltë.

Si të përgatitni këtë recetë:

Zieni orizin derisa të zbutet, më pas ndajeni orizin dhe lëngun që ka lënë më pas në një enë.Lani orizin dhe shtojani një lugë qumësht të ngrohtë dhë përzieni këtë masë dhe më pas shtojani edhe mjaltin.

Si ta përdorni këtë recetë:

Aplikoni këtë maskë në fytyrë të pastër dhe lëni atë për rreth 30 minuta.

Lani më pas fytyrën me lëngun e orizit.

Uji i orizit ka përfitime të shumta për lëkurën duke përfshirë përmbajtje të lartë të antioksidantëve që absorbon rrezet e dëmshme ultra violet të diellit. Gjithashtu ky lëng ngadalëson prodhimin e melaninës, e cila nga ana tjetër pengon pamjen e pikave të pigmentit dhe zbardh ato ekzistuese.

Ujin e orizit mund ta mbani në frigorifer për jo më shumë se 4 ditë, ose në ngrirje të thellë atë dhe ta përdorni atë si pastrues të fytyrës.

Lajme të ngjashme

Back to top button