Mbi 60 garues morën pjesë në garën e parë ndërkufitare në Maqedoni

Sot u mbajt gara e parë ndërkufitare malore në Maqedoni, “Sharplanina Sky Race”. Me gjatësi të plotë prej 33 kilometra dhe ndryshim lartësie prej 2450 metra, gara e organizuar nga USAID filloi në Shtërpce të Kosovës dhe mbaroi në Staro Sello në komunën e Jegunovcit, ku fituesve u janë dhuruar medalje nga organizatorët dhe përfaqësuesit të komunës.

Marjan Bonev e fitoi garën
Marjan Bonev e fitoi garën

Medaljen e artë e fitoi Marjan Bonev nga Maqedonia me kohë prej 4:30:42. Në garë morën pjesë 67 garues nga Maqedonia, Kosova, Sërbia, Suedia dhe SHBA.

Një nga garuesit

Lajme të ngjashme

Back to top button