Kujdes çfarë konsumoni në këto temperatura tropikale

Temperaturat e larta japin alarmin që duhet patur kujdes parasegjithash në menynë e ushqimit.Mjekët përveç tjerash rekomandojnë – kujdes çfarë konsumojmë brenda ditës. Sa më shumë të konsumojmë pemë dhe perime  të freskëta te lara mirë.

Mishrat e skuqura ne vaj nese vendosim ti hame atehere duhet te konsumohen menjehere, ne te kunderten duhet te vendosen ne frigorifer sepse bacteria e cila eshte e pranishme tek cdo lloj mishi mund te perhapet me shpejtesi te madhe.

“Per sa i përket ushqimit me mishin apo konzervat,apo me majonezin pacientët duhet të jenë shumë të kufizuar,prandaj duhet majonezi të tërhiqet ,vezët të tërhiqen gjatë stinës së verës,nëse kanë nevojë mishin me përdorë ata duhet zier mishin dhe për një kohë më të shkurtër,brenda 6 orëve ai ushqim duhet të hahet,nëse ngelet duhet ta vëndojnë në frigorifer ta mbajnë në temperaturë prej 8 gradësh por nësë duhet ta ngrohin atëherë duhet në 100 gradë ta ngrohin dhe sdo të kenë problem me sistemin gastreo itistinar .Në qoftë se konsumohet majonezi,veza apo mish tjetër për një kohëtë gjatë nëse e përdor pacienti mund të paraqitet edhe një bakterie që paraqitet shpesh në stinën e verës si helmimi i sistemit gastreo itistinar ajo është sallmonella e cila bën shumë problem në organizmin e njeriut me simptomet me temperaturë të lartë me vjellje me diare të shpeshta mbi pesë diare në ditë atëherë pacienti duhet menjëherë  të paraqitet ne klninikën e infektologjisë”, shprehet për RTVM, mjeku Sefian Ferati- Bellcishta.

Lajme të ngjashme

Back to top button