Rexhep Qosja: Ismail Kadare po i fton shqiptarët të ndërrojnë fenë

Akademiku Rexhep Qosja flet për qëndrimet e shkrimtarit Ismail Kadare në një video të shpërndarë në internet.Sipas tij, të gjitha fetë janë të mira, pse të favorizojmë një fe tjetër, ndërsa shton se Kadare edhe në shkrime i fton shqiptarët të ndërrojnë fe.

“Mos do të thotë kjo se feja të cilën e ka një përqindje më e madhe e shqiptarëve është më e mirë se sa tjetra? Mos do të thotë se një fe nuk ka identitet të barabartë me atë tjetrën?”, pyet akademiku Qosja.

“Ta shtrojmë pyetjen, pse e bën këtë Ismail Kadareja? Pse shkruan libra me këtë tezë? Për hesap, për leverdi, për konjukturë, s’ka ndonjë arsye tjetër. Nuk besoj ai që të jetë besimtar, që të ndjejë nevojë t’i ftojë bashkëkombëit e vet të kalojnë në fe tjetër, po e bën për një konjukturë në botën bashkëkohore. Kjo nuk arsyetohet, kjo është e pa moralshme”, shprehet Rexhep Qosja.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Nuk është moment e as kohe e duhur për të prodhuar përqarje, urretje ndërshqiptare, kombi ynë ka kaluar historikisht periudha shumë të errëta, andaj është urgjente e shumë me rëndësi që të kontributin tonë, ta japin në unitetin e faktorit shqiptare, sepse koha nuk pret që ne të merremi me deklarata e lëndojnë faktorin tonë shqiptarë, siq kemi deklaratën e fundit të Kadaresë dhe kundërdeklaratëne e Qoses, jep të kupton se ku ndodhet Akademia e Shkencave Shqiptare dhe Akademia e Arteve të Kosovës, që me vite ju mungon bashkëpunimi dhe unifikimi i paltoformës
    Sipas mendimit tim, deklaratat që jepen shpejt dhe pa i studjuar mirë, nuk prodhojnë asgjë, përveq që elemente me karakter të urretjes ndëretnike, ndërfatere .
    Kombi yne është një kombë me shumë vlera, andaj këto vlera duhet me shumë fanatizëm ruajtur dhe mbjellur në brezat e ardhshëm, duke ngulitur ne kokane e njerzëve për origjinën dhe historin e kombit tonë të lashtë Ilire-dardane, andaj duhet të krenohemi që jemi pasardhesit e bijtë e Gjegj Kastriotit-Skenderbeut!

  2. Hiqni nga shpyrti urretjet intelektuale!
    Nuk është moment e as kohe e duhur për të prodhuar përqarje, urretje ndërshqiptare, kombi ynë ka kaluar historikisht periudha shumë të errëta, andaj është urgjente e shumë me rëndësi që kontributin ynë, të jet në unifikimin e faktorit shqiptare, koha nuk pret që ne të merremi me deklarata qe e lëndojnë etnien tonë kombetare, deklaratat e fundit të Kadaresë e Qoses, per mua jep të kupton se cili eshte niveli i Akademise se Shkencave Shqiptare dhe Akademise se Arteve të Kosovës, që me vite ju mungon bashkëpunimi e uniteti veprues per nje paltoformë unifikuese kombëtare.
    Sipas mendimit tim, deklaratat e tilla te shpejta e jo mire te analizuara, mendoj se nuk prodhojnë paqe e stabilitet në vendin tonë, por regjenerojn kriza e konflikte ndëretnike e ndërfetare duke krijuar situata të palakmueshme në vend.
    Andaj, duhet te jemi krenar qe kombi yne është një kombë me shumë vlera, ku këto vlera duhet me shumë fanatizëm ruajtur e trasheguar brez pas brezi, duke ngulitur në mendjet tona për origjinën e historin e kombit tonë të lashtë Ilire, pandaj ne krenohemi që jemi pasardhesit e bijtë e Gjegj Kastriotit-Skenderbeut!

Back to top button