Pas zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni të 2016,Si do të dalin BDI-PDSH?

Më sa forcë do të dalin këto dy parti të cilat janë kryesore kur dihet se të dy partitë ishin pjesë e qeverisjes me partitë maqedone, dy mandatet e fundit partia e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti i cili si rezultat i konfliktit erdhi në pushtet pasi ishte udhëheqës i luftës dhe komandant UÇK-së, në periudhën 2001, ku në at kohë Maqedonia u futë në zjarr ndër-etnik, dhe pas ndërhyrjes së faktorit ndërkombëtar u arrit marrëveshja e quajtur “marrëveshja Ohrid”

Dhe pas MO, pritjet ishin se do të stabilizohet gjendja dhe pozita e shqiptarëve do forcohet në të gjitha sferat si politike, kulturore etnike, të marrë jehon drejtat e shumë pritura madje disa banore shqiptar të cilët kanë probleme me dokumente të shtetësisë të cilët disa janë të lindur dhe disa janë gra të martuar atyre me shpërbërjen e ish-Jugosllavisë e kanë humbur shtetësinë si pasoje dhe qëllim i pushtetit maqedonas ku nuk është e gatshme të kryen një obligim të rëndësishëm një regjistrim real e të drejtë ti regjistrojë popullatën shqiptare ku jetojnë në Maqedoni, dhe sipas përllogaritjes numri i qytetareve shqiptar në Maqedoni përbëjnë diku 40%, dhe partitë shqiptare si BDI dhe PDSH, e patën barrën që dekada me radhë të luftojnë për drejtat e tyre dhe banorëve që përfaqësojnë se me votat e tyre janë ngritur ne pozita e tyre partiake dhe në pushtet qendrore dhe lokale.

Dhe ngjarja e fundit në muajin maj saktësisht me 9,10.Maj, ne Kumanovë ndodhi një konflikt i armatosur në mes forcave policore maqedonase dhe të një grupit armatosur shqiptar, ku patë rezultuar me viktima nga të dy anët, dhe partitë shqiptare pas kësaj ngjarje ranë në agoni të thellë në veçanti partia e liderit të BDI-së, z.Ali Ahmeti, dhe partia dhe zyrtarët qëlluan të jenë pjesë e qeverisë në koalicion me partin maqedone e udhëhequr nga lideri i VMRO-DPMN-s, Nikolla Gruevski, dhe gjithë ky problem dhe mos zbatim të marrëveshjes së Ohrit, pengesa kryesore dhe bllokada është vetë kryeministri maqedon duke ja ndihmuar edhe partitë shqiptare BDI, e cila nuk arriti të evitoj problemin dhe konfliktin ndër-etnik dhe shumë e shumë probleme edhe aty ku shqiptarët qeverisin ne nivel qendror e lokal.

Pas gjithë këtyre probleme që ju kanë sjellë shqiptarëve, këto dy parti kryesore nuk arritën që te paktën të lëvizin në dobi të shqiptarëve, problemi nga rasti Kumanovës shkojë aq larg ku u pa nevoja e madhe të kyçet edhe faktori ndërkombëtar dhe filluan takimet dhe në parim u arrit marrëveshja e 2,qërshorit ku vazhduan bisedimet me ndërmjetësimin të përqafuesve të ambasadës së ShBA-së dhe BE-së, nga kjo marrëveshje rezultojë të vazhdohet qeverisja deri në fillim te vitit, 2016, pastaj të formohet një qeverisje ku do të kyçet edhe partia opozitare maqedone dhe dy partitë shqiptare, ka fundi pjesës së parë të vitit 2016, të shkohet në zgjedhje parlamentare, dhe pas zgjedhjeve parlamentare dhe gjithë problemeve që ndodhen në Maqedoni si do dalin partitë kryesore shqiptare partia e z.Ali Ahmetit dhe partia tjetër kryesore shqiptare e z.Menduh Thaçi.

Faktori ndërkombëtar nuk ka problem me shqiptarët në Maqedoni se shqiptarët janë te radhitur kah vlerat perëndimore dhe kthimi i liderëve maqedon dhe politikës maqedonase në familjen e madhe euro-perëndimore si ne organizatat kryesore ne NATO dhe BE, janë shumë domethënëse për shqiptarët në Maqedoni, problemi është se si do të gjinden kto dy parti para elektoratit dhe a do të ketë ndryshime dhe përfaqësim ma të denjë nga faktori shqiptar që ti mbrojë dhe rrit kërkesat kryesore duke filluar nga drejtat ne gjuhës përfaqësim në njërin nga tri postet kryesore shtetërore të udhëhiqet në mënyrë të drejtë dhe demokratike sipas frymës pro-perëndimore.

Lajme të ngjashme

Back to top button