“Rruga e UÇK-së” në Tetovë është lënë krejtësisht pas dore

Lagja e quajtur “Rruga e UÇK-së” në Tetovë është lënë krejtësisht pas dore, pa rrugë, pa kanalizim, pa ujë për pije dhe pa ndriçim. Ajo gjendet akoma më keq nga gjendja e 15 viteve më parë, kur lagje shërbente si arterie kryesore për kalimin e popullatës së malësisë dhe ushtarëve të UÇK-së në vitin 2001. Banorët shprehen se krerët komunalë vijnë për t’i pyetur vetëm në fushata parazgjedhore, dhe pas përfundimit të tyre çdo gjë harrohet, transmeton Alsat M.

Nënkryetari i Bashkësisë Lokale, shprehet se nëse brenda një jave nuk fillojnë punimet për rrugët, banorët e lagjes do të protestojnë duke bllokuar tërësisht rrugën e Kodrës së Diellit.

Lajme të ngjashme

Back to top button