Paracetamoli gjatë shtatzënisë ndikon në shëndetin e bebeve meshkuj

Përdorimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë për një kohë të gjatë, mund të ndikojë në çrregullimet riprodhuese tek foshnjet e gjinisë mashkullore.

Ndonëse paracetamoli mbetet një prej qetësuesëve të konsideruar si më të sigurtë për femrat shtatzëna, një studim i ri i realizuar nga Universiteti i Edinburgh zbuloi se ekzistojnë të dhëna të besueshme, se përdorimi i tepërt i paracetamolit gjatë shtatzënisë, ul nivelet e testosteronit.

Hormoni në fjalë është kyç në zhvillimin e organeve riprodhuese mashkullore.

Sipas tvklan.al, studimi në fjalë u realizua tek minjtë. Atyre iu dha tre doza paracetamoli çdo ditë, për 7 ditë me radhë. Shkencëtarët vunë re se 24 orë pas dhënies së paracetamolit nuk kishte efekte në prodhimin e testosteronit, transmeton Klan Kosova.

E kundërta rezultoi tek ata që iu dha paracetamol përgjatë një jave, ku sasia e testosteronit të prodhuar u ul me 45 përqind.

Bazuar në këto të dhëna ekspertët këshillojnë që paracetamoli gjatë shtatzënisë të merret vetëm në rastet që është i nevojshëm dhe për një kohë sa më të shkrutër të jetë e mundur.

Lajme të ngjashme

Back to top button