FMN miratoi ndihmën finaciare për Irakun në luftën kundër DAESH

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) miratoi ndihmën emergjente financiare për Irakun, në vlerë 1.2 miliardë dollarë për luftën kundër militantëve të DAESH. Kjo kredi pritet të ndihmojë Irakun për të zgjidhur me shpejtësi dy probleme, buxhetin e pamjaftueshëm dhe rënien e rezervave shtetërore.

FMN-ja kanë deklaruar se sulmet e DAESH kanë goditur rëndë ekonominë e Irakut.

“Ofensiva e DAESH dhe rënia e çmimeve të naftës së përpunuar në tregun botëror kanë kërcënuar rezervat shtetërore në Irak”, tha përfaqësuesi i lartë i FMN-së, Mitsuhiro Furusawa.

DAESH vitin e kaluar mori pjesë të mëdha të territorit të Irakut në veri dhe lindje, gjë që friksoi perëndimin dhe si rrjedhojë u formua një koalicion ndërkombëtarë i kryesuar nga SHBA.

Lajme të ngjashme

Back to top button