SHBA, dërgon armatim të rëndë vendeve të Baltikut

Komandanti i forcave të armatosura të Letonisë, Raimonds Graube tha se armët e rënda që do të marrin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) do të instalohen apo do të vendosen në vjeshtë, raporton Anadolu Agency (AA).

Graube, i cili u kthye nga një vizitë në SHBA, në një program televiziv tha se pajisjet ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të vendosën në bazën më të madhe ushtarake në zonën e Baltikut në Adazi.

Ai thekson se Letonia nga SHBA do të blejë armët e mbrojtëjes raketore Stinger. Sekretari amerikan i mbrojtjes Ashton Carter, gjatë vizitës së tij në Estoni në qërshorë kishte deklaruar se do të dërgonte 250 tanke, armatim të rëndë, automjete ushtarake dhe 750 ushtarë në shtetet e Baltikut.

Lajme të ngjashme

Back to top button