Ende pa zgjidhje problemet e vogla të ‘rrjedhës turke’

Projekti i ‘rrjedhës turke’ i cili startoi si ide para pak kohësh është pezulluar për shkak të mos zgjdihjes disa problemeve, shkruan Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari i AA thuhet se projekti ‘rrjedha turke’ i cili u lançua nga vetë Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është pezulluar për shkak të mos progresit në të. Një shenjë e këtij pezullimi ishte edhe mos firmosja nga ana e firmës ruse të gazit, Gazprom të një ulje çmimi për Turqinë e cila ishte parashikuar në takimet e mërparshme mes palëve.

Turqia e cila është klienti i dytë më i madh i gazit rus pas uljes së kërkesës për këtë gaz nga BE-ja si dhe pas uljes së çmimit të gazit në rang global ka kërkuar nga pala ruse uljen e çmimit të gazit. Turqia kërkon që këtë çështje ta mbajë jasht bisedimeve për ndërtimin e “rrjedhës turke”.

Ndërkohë një nga problemet e pazgjidhura në lidhje me tubacionin e gazit i cili pritet të trasportojë gazin rus drejt Turqisë dhe më pas në Europë është ai i lidhjes ose jo i këtij tubacioni me tubacionet e tjera të cilat planifikohen të kalojnë në Turqi.

Ndërkohë që Rusia kërkon që rrjedha turke të shkojë pa u futur në sistemin e gazit të Turqisë drejt Greqisë, Turqia kërkon që ky tubacion të lidhet edhe me sistemin e furnizimit vendas.

– Kërkesa e Rusisë ndryshoi

Në një deklaratë më 14 korrik Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Taner Yıldız tha se Turqia nuk e konsideron veten vetëm si një shtet tranzit të këtij gazi por si dhe një qendër energjitike.

Yıldız tha se Rusia ka ardhur me një tjetër kërkesë nga e parë dhe se dy vendet duhet të lëvizin për të mirën e tyre.

Nga ana tjetër Ministri i Energjisë së Rusisë, Aleksandr Novak ditën e djeshme në një deklaratë tha se para nënshkrimit të një marrëveshjeje mes Rusisë dhe Turqisë projekti nuk do të nisë me zbatimin.

Lajme të ngjashme

Back to top button